• |
ide | kryesore

Milan si Skënderbeu: beteja me UEFA shkon në CAS

Sport



Beteja mes Milan dhe Uefa nuk ka përfunduar akoma. Kuqezinjtë kanë vendosur të apelojnë sërisht në Cas kundër vendimit të Adjudicatory Chamber del Club Financial Control Body (CFCB) e të ridiskutojë termat për rikthimin në rregullat e Fair Play Financiar. “AC Milan – shkruhet në komunikatën e klubit -, pasi ka vlerësuar vendimin e dhënë nga Adjudicatory Chamber del Club Financial Control Body (CFCB), shpreh mosaprovimin e komunikon se do të nisë procedurat për të ankimuar në Gjykatën Arbitrale të Sportit në Losanna”.

Uefa kishte dhënë verdiktin mbi trevjecarin 2014-17 të Milan duke vendosur një gjobë prej 12 milionë euro detyrimin e barazimit të bilancit brenda 2021 me përjashtimin në Kupat e Europës në rast të dështimit të objektivit. Kësaj i shtohet edhe reduktimi në 21 lojtarë e organikës.

Gjithësesi bëhej fjalë për një stuhi që kishte evituar bllokimin e merkatos, por që sidoqoftë Milan e konsideroi të tepruar si në aspektin e gjobës ashtu dhe në vendimin për të arritur në për përjashtimin nga Kupat e Europës nëse nuk barazohet bilanci në këtë trevjecar. E këtu erdhi vendimi për të ankimuar në Cas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *