• |
ide | kryesore

Mozzik dhe Loredana tregojnë emocionet e prindërimit

Paparazzi, Slider



Mozzik dhe Loredana u bënë prindër për herë të parë muajin që shkoi. Vajza e tyre, Hana i solli emocione shumë të bukura, të cilat ata i ndanë menjëherë më ndjekësit në rrjetet sociale. Për herë të parë, në një intervistë për Sevenbizz, ata folën për ndjenjën e prindërimit.

“Në fillim, s’e kam besuar deri në momentin që ka lëvizur pak, e kam kuptuar që e kam një fëmijë në bark. Po deri atëherë e kam pasur pak problem që të kuptoja që jam shtatzënë se s’më dukej. S’më rritej barku, isha ende e hollë.”- tregoi Loredana për shtatzëninë.

Ndërsa Mozzik u shpreh:

“Kanë qenë momente të papërshkrueshme, po thjesht mund ta quaj me një fjalë të vogël: ndjenjë e re, ndjenjë që s’ka qenë më herët dhe u shfaq tani. Është ndjenja më e mirë që ka ekzistuar ndonjëherë. Kemi qarë të dy, ka pasur emocion dhe kemi qarë të dy.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *