• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh sërish mes Loredanës dhe Mozzik

Paparazzi, Slider



Tashmë, ata po bëjnë kohë të ndarë dhe secili ka vazhduar jetën e tij në drejtime të ndryshme por me një fokus: muzikën dhe Hanën!

Loredana dhe Mozzik mund të mos jenë bashkë, por vazhdojnë të bëjnë shumë zhurmë në showbiz sa herë “përplasen” me njëri-tjetrin. Shumë herë, fansat kanë shpresuar për ribashkim, duke qenë se kanë edhe vajzën në mes.

S’dimë të themi nëse është ribashkim apo mbështetje, por më shumë duket si kjo e dyta.

Mozzik i ka habitur të gjithë kur ka publikuar në InstaStory këngën e re të Loredanës, ndërsa krahas postimit shkruan: “Nana e Hanës”.

Mesa duket, ai ndjehet krenar për nënën e vajzës dhe ish-partneren e tij! Madje, i ka bërë edhe like postimit të saj.

Edhe Loredana e ripostoi foton por nuk shkroi asgjë mbi të. Duket se ‘falenderimet’ mund të jenë bërë në privat.

Nëse s’do të kemi një ribashkim ose ndonjë bashkëpunim, të paktën kemi një marrëdhënie të mirë mes dyshes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *