• |
ide | kryesore

Itali/ Arrestohet shqiptari, konsiderohej si mik i “serbit të tmerrshëm”

Lajme, Të fundit



Vihet në pranga nga policia italiane në provincën e Ferrarës një shqiptar nga Kosova, i cili konsiderohet si bashkëpunëtor i një grupi kriminal.

Në pranga ka përfunduar Afrim Bejzaku, i cili mendohet se është pjesë e grupit të serbit të tmerrshëm i njohur si “Igor Rusi”. Ai njihet ndryshe edhe me emrat Igor Vaclavic apo Norbert Feher , ndërsa aktualisht vuan dënimin me burg në Spanjë me akuzën e 5 vrasjeve.

Igor Vaclavic, u arrestua në Spanjë më dhjetor të 2017 pas disa muajsh i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është autori i vrasjes së dy personave në Itali gjatë grabitjeve me armë si dhe të 3 personave në Spanjë, mes të cilëve dhe dy punonjës policie.

Shqiptari Afrim Bejzaku 37 vjeç rezulton i dënuar më herët nga Prokuroria e Rovigos me 2 vjet e 3 muaj burg me akuzën e grabitjeve të kryera në rajonin e Venetos.

Sipas hetimeve, Afrim Bejzaku nuk rezulton të ketë lidhje me vrasjet e kryera nga “Igor Rusi”, por ai ka qënë pjesë e “bandës Pajdek”, grup kriminal i specializuar në grabitje, ku bënte pjesë dhe “Igor Rusi”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *