• |
ide | kryesore

Bleona Qereti, në listën e Billboard Dance

Paparazzi, Slider



Bleona Qereti publikoi projektin e saj muzikor me titull “I don’t need your love” i cili arriti të mbledhë mbi 1 milionë klikime në “You tube”.

Ndërkohë që vetëm para disa ditësh Bleona na bëri me dije se në një listë të publikuar nga “King of spins” ku DJ nga e gjithë bota votojnë për 30 këngët më të pëlqyera, “I don’t need your love” renditet në vendin e tretë me një version “remix”.

Këngë po ecën mjaft mirë dhe në klasifikimet “Billboard” ka arritur të poicionohet mjaf mirë.

Kështu,  me anë të një postimi në Instagram, Bleona ka lajmëruar se kënga është e renditur në pozicionin e 7-të në “Billboard Dance” për këtë javë. “Mënyra më e mirë për të nisur vitin” – shprehet këngëtarja e cila duket tejet entuziaste për këtë arritje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *