• |
ide | kryesore

Shënon barazimin 3-3 në të 95′, pret penalltinë në minutën e 99′: Will Evans futet në histori

Sport



Të shënosh në të 95′ e të presësh penallti në të 99′ në të njëjtën ndeshje është një episod unik në botën e futbollit që meriton të tregohet në detaje. Will Evans, 27 vjecari, mbrojtësi i Chesterfield (divizioni i pestë anglez), do të mbetet në historinë e futbollit për atë që ndodhi në ndeshjen e fundit. Chesterfield është e 22-ta nga 24 skuadrat e divizionit e në ndeshjen në shtëpi kundër Ebbsfleet, që ndodhet rreth 10 vende më lart në tabelë humbiste 0-3 në minutën e 63′.

Pikërisht këtu fillon përmbysja me Tom Denton, Marc-Antoine Fortunè e atëherë kur dukej se nuk kishte më vend për mrekulli Chesterfield barazon rezultatin në të 95′, me një goditje me kokë të Evans, duke barazuar rezultatin. Është një rikuperim fantastik, por asgjë në krahasim me atë që duhet ende të vijë. Portieri Callum Burton cmendet dhe me topin në duar godet me grusht kundërshtarin që po e presonte. Penallti dhe karton i kuq për portierin. Evans në këtë pikë u detyrua të kthehej në portë, duke shpresuar në drejtësinë hyjnore.

Në pikën e bardhe prezantohet Michael Creek, por goditja e tij u prit nga portieri i improvizuar, i njëjti lojtar që 4 minuta më parë kishte barazuar rezultatin e tani e shpëtoi. Për Chesterfield është një pikë që do të mbahet mend gjatë, po për Evans është një ditë që nuk do të harrohet kurrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *