• |
ide | kryesore

Rikthimi i protestës/ Thirrja “Bojkot” pushton selitë e universiteteve (fotot)

Kryesore, Lajme

Të gjitha shkollat e larta të Tiranës sot kanë bojkotuar mësimin në ditën e parë të vitit të ri. Në disa prej fakulteteve kryesore u varën banderola të mëdha ku shkruhej “Bojkot” ndërsa godina e rektoratit në shëshin nënë tereza u mbulua thuajse e tëra nga një parrullë gjigande. Që në ora 08 30 të mëngjesit studentët protestues bllokuan dyer e fakulteteve në mënyrë që asnjëri të mos hynte në mësim. Studentët më aktivë në protestë tek inxhinjeri e ndërtimit kanë deklaruar për mediat se kjo ishte një masë e marrë ndaj kërcënimeve dhe telefonatave që ta dhe prindrit e tyre kanë pasur për të ndërprerë manifestimin përpara kryeministrisë. Kjo ka pak gjasë të jetë e vërtetë sepse bllokimi ka ndodhur në shumë vende dhe duket që ai nuk ka qenë një reagim i çastit por një strategji e menduar më parë.

Ky episod është përdorur edhe nga Edi Rama për ti dhënë peshë më të madhe propagandistike në komunikimin e tij publik:  “Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore” shkroi menjëherë pas transmetimit të pamjeve të para filmike kryeministri. Mediat pranë tij kanë filluar ti bëjnë jehonë fakteve se disa studentë tek Universiteti Bujqësor i janë rikthyer mësimit po ashtu si edhe disa të tjerë në Elbasan.

Megjithatë në ditën e parë të rikthimit në shkollë në 7 janar duket se pjesa më e madhe e studentëve i janë bashkuar thirrjeve të organizuara për bojkot dhe numri i atyre që nuk janë paraqitur në auditorë është disa fish më i lartë se ai i atyre që kanë vendosur të marshojnë drejt kryeministrisë dhe të protestojnë para saj.

Ndërkohë lëvizja “Për Universitetin” ka theksuar me një parrullë gjigante para kryeministrisë thelbin e kërkesave për Edi Ramën që po mbajnë gjallë protestën:

Ul tarifat e masterit!
Vota studentore 50%!
Dyfisho buxhetin!
Jo para për privatët!

ANULO LIGJIN!

L’image contient peut-être : une personne ou plus, foule, plein air et texte

Ndërsa studentë të tjerë me sa duket të mirë organizuar kanë mbuluar sot godinat me thirrjet për bojkot.

L’image contient peut-être : une personne ou plus 

Fakulteti i Shkencave Sociale bojkotoi dhe nisi marshimin protestues në orën 10:00 

L’image contient peut-être : 7 personnes, personnes debout, personnes qui marchent, foule et plein air

Fakulteti i Shkencave të Natyrës bojkotoi dhe nisi marshimin protestues në orën 10:00 

FOTO/ Pankarta gjigante e studentëve dhe mesazhi i saj

Banderola e varur tek rektorati: “Sot vendosim ne”

Skandali/ Kush po i kërcënon studentët me telefonata anonime, denoncimi i studentes....

Filologjiku

Inxhinjeria

 

©Lapsi.al

6 Comments

  1. Parrulla e madhe,po studentet ku jane,elbasani,korca,gjirokastra,vlora,durresi ne mesim,fakulteti drejtesise,mjeksise,ndertimit,ekonomise etj ne mesim,ju te lapsit beni lajm me studente te blere nga PD e Lsi dhe thoni studentet ne proteste me ish drejtora te PD e Lsi per ju keta ja studentat e shqiperise,ata qe dalin jane skiftere dhe shpellare e malokeri.

  2. Shkulkar ku Jane studentet,cbehet me Katovicen,gjetet shurrtore apo do ta bejne ne breke,Kule Po kreh manallin,Balliu eshte me proof.Mziun,na JEpni ca pamje me 3 D te protestes ne Durresit,Elbasan dhe Baldushk.Edhe cerdhet Jane bojkotuar nga Katovica.Poshte Rama,Meta,Moniqa dhe qytetari Basha.Ne jemi me just qe lexoni asgje.

  3. Nese nuk do protestojme, nese nuk do tregojme qe ekzistojme, kemi pranuar te na neperkembon, grabisin, dhunojne , mashtrojne disa rrembythje, ca mostra, qe ju kemi besuar menaxhimin e lekeve tona dhe pasurive te ketij vendi.
    Eshte nje bande qe livadhis dhe dhjamet ne kurrizin tone. Argalisen, shesin pordhe me para te vjedhura. Reagoni o njerez, zgjohuni mos e lini fatin tuaj dhe te familjes ne dore te ujkut Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu