• |
ide | kryesore

Jennifer Lopez: E lumtur që e njoha tani partnerin tim

Paparazzi, Slider



Ndërkohë që filmi i saj “Second Act” ka filluar të shfaqet në kinema dhe me siguri pritet të korri sukses, Jennifer Lopez ka zbuluar detaje të reja për marrëdhënien e saj.

Së fundmi në një intervistë për revistën “Grazia”, këngëtarja ka deklaruar se nuk do të kishte një “marrëdhënie të suksesshme” me partnerin e saj Alex Rodriguez nëse do të ishin lidhur kohë më parë. ”Nuk isha gati për marrëdhënie të shëndetshme, sepse kisha nevojë të isha e qetë psikologjikisht, të dija vlerat e vetes dhe të “luftoja” me pasiguritë e mia”- tha ajo për revistën e njohur. Kjo sepse ajo duhet të mësonte të donte veten fillimisht.

Ndërkohë, çifti i njohur është pranë përvjetorit të tyre të dytë dhe sikurse raportojnë mediat ata kanë vendosur të marrin një shtëpi më të madhe për familjen e tyre të përzier.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *