• |
ide | kryesore

EMRAT/ Vrasja e 3-fishtë tek ‘Unaza e Re’, kush janë viktimat

Lajme, Të fundit



Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Krimi i rëndë me tre viktima ka ndodhur në oret e para të mëngjesit në kryeqytet në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.

Sipas të dhënave të para mësohet se dhëndrri ka vrarë vjehrrin e vjehrrën dhe me pas edhe veten. Policia ka dhënë detajet e para të krimit të rendë. Tre viktimat janë Bujar Mata, 63 vjeç, Valentina Mata, 52, dhe dhëndri Majlind Lala.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:56, në Astir, në rrugën “Kristaq Mone” janë gjetur në banesë të vrarë me armë zjarri shtetasit B. M., 63 vjeç dhe Xh. M., 52 vjeçe.

Poshtë ballkonit të banesës së shtetasve B. M., dhe Xh. M., është gjetur i dëmtuar dhëndëri i tyre, shtetasi M. L., i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *