• |
ide | kryesore

Replikë me Lapsi.al për mënyrën si rrëzohet Edi Rama

1, 2, Ide



“Lapsi.al” ka botuar në këtë fillim viti dy shkrime të rëndësishme, jo aq për diagnostikimin e saktë të gjendjes ku e ka çuar vendin Edi Rama, çka sot duket gjë e lehtë për tu bërë, sesa për atë se nxisin reflektim mbi alternativën e daljes prej kësaj gjendjeje – çka duket gjëja më e vështirë për t’u bërë. E kam fjalën për shkrimet me tituj “Pse PD-ja po i shtyn njerëzit drejt shtëpisë ‘400 milionëshe’ të Ramës në Surrel” (Lapsi.al), si dhe shkrimin e Andi Bushatit “Gent Cakaj, si një tender me letra false”.

Në shkrimin e parë, i cili nga stili duket edhe ai i Bushatit, pasi shtrohet pyetja se pse PD-ja nuk po vepron si në një vend demokratik, ku demonstrohet përpara institucioneve, autori thotë se kjo po ndodh për shkak se Shqipëria nuk është demokraci. Këtë e tregojnë edhe një sërë veprimesh të Ramës, “së fundi dhe mbushja e qeverisë me anonimë dhe çiliminj”, që dëshmojnë se vendi po rrëshqet drejt një pushteti personal “Ku administrata është gjunjëzuar, ku partia në pushtet është tredhur, ku ministra që shkelen si lecka nuk guxojnë të hapin gojën”. Dhe gjithë kjo sipas autorit, në vendet ku pushteti personalizohet në një shkallë të tillë, nuk ka më kuptim të demonstrohet para institucioneve. “Në ditët e nxehta të shkurtit ’91, turmat e revoltuara nuk u nisën drejt Kryeministrisë apo Komitetit Qendror, por drejt vilave të Bllokut […] Edhe më vonë, revolucioni ukrainas ia mësyu kështjellës së Ianukoviçit apo ai tunizian, pallateve të Ben Aliut. Pikërisht këtë imazh po kërkon të japë edhe PD-ja, që po i ysht njerëzit drejt shtëpisë private të Surrelit”.

Ajo që tërheq vëmendjen në këtë shkrim është mbështetja e demonstrimit te shtëpia e Kryeministrit, shoqëruar me një lloj distance ndaj faktit se këtë po e bën PD-ja (dhe ndoshta thjesht për imazh), por pa e delegjitimuar megjithatë protestën, meqë atë e organizon opozita.

Në shkrimin e dytë, Bushati merret ne argumentimin që i ka bërë Presidenti Meta rrëzimit të kandidaturës së Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Sipas tij, ky argumentim ka nxjerrë edhe njëherë në pah “shndërrimin e shtetit të Edi Ramës në një bordello”. Sipas tij, emërimi i Cakajt “i përngjan fiks tenderëve me letra false dhe milionave që shpërndahen me urdhër të Kryeministrit, duke shpërfillur çdo ligj dhe çdo institucion […] një provë më shumë se në ç’pikë janë telendisur institucionet shqiptare në shtetin personal të Edi Ramës, ku nuk përfillet asnjë normë tjetër përpos urdhrave të tij”. Ai e mbyll duke thënë se ”refuzimi i Ilir Metës për të dekretuar Gent Cakajn është po aq dinjitoz, edhe historik.”

Pse i quaj të rëndësishëm këta dy artikuj. Sepse ata të nxisin të reflektosh për një çështje që mbetet ende dilemë e pazgjidhur në politikën shqiptare. Jemi përballë faktit ku shteti po merr gjithnjë e më shumë trajtat e sëmundjes psikike të Edi Ramës, duke u bërë çdo ditë e më i papërgjegjshëm, aventurier, grabitqar e i rrezikshëm dhe se prandaj ai duhet çliruar sa nuk është vonë nga ky i sëmurë. Kuptohet se për këtë duhen protesta popullore, pasi nuk jetojmë në një demokraci parlamentare ku funksionojnë normalisht institucione të tilla si drejtësia, parlamenti, mediat e pavarura etj. Mirëpo, mburoja më e rëndësishme e këtij regjimi ndaj protestave ka qenë akuza se ato i organizon opozita e delegjitimuar në publik nga e kaluara e saj. Kjo qasje u duk qartazi edhe në protestat e studentëve, ku një pjesë e mirë e tyre ruheshin nga identifikimi me partitë e opozitës. “Kur protestojmë, del Kryeministri dhe na thotë jeni të opozitës. Kur u themi deputetëve të opozitës largohuni, (nga protesta jonë) na thonë bëni detyrën e partisë, d.m.th. qeverisë”, deklaroi një student ditët fundit. Mos të harrojmë edhe aktet e djegieve publike të flamujve të të gjitha partive.

Rezultati është se studentët që po vazhdojnë të protestojnë po konsiderohen si një minorancë e instrumentalizuar nga opozita dhe po u futet kërbaçi kurse shumica, të baraslarguarit, ca me hir ca me pahir, kanë mbetur jashtë loje ose më saktë, në anën tjetër të barrikadës, atë të Edi Ramës.

Pse janë të rëndësishme shkrimet e Bushatit në këtë kontekst?

Sepse duke e njohur mendimin e tij (që është edhe mendimi im) se partitë tona janë banda, interesi i vetëm i të cilave është se kush ta kalërojë sistemin oligarkik – ai nuk mban një qëndrim të baraslarguar megjithatë, ndaj opozitës dhe PS-së. Duke iu referuar shkallës së degradimit të shtetit nën Edi Ramën, ai më shumë e mbështet protestën në Surrel, madje arrin dhe përshëndet haptazi firmën e Metës kundër emërimit të Cakajt. Ai pra, indirekt, vë në diskutim vendimin e “të baraslarguarve” antisistem nga partitë dhe shtron për diskutim dilemën nëse, në kushtet ku ndodhemi, duhet vazhduar të digjen të gjithë flamujt e partive në emër të një flamuri të ri, prapa të cilit të rreshtohen të gjithë të zhgënjyerit, apo flamuri i të zhgënjyerve duhet të bashkohet në një ushtri me flamujt e opozitës në emër të zbritjes nga shtiza e pushtetit të flamurit të PS-së, që po rrezikon të shkojë në hell të gjithë të tjerët?

Është një dilemë e hapur dhe jo e lehtë për t’u zgjidhur. Personalisht, i jam përgjigjur duke u shprehur se Rama duhet rrëzuar sa nuk është vonë, për të krijuar mundësitë e një dialektike ndryshimi paqësor të gjendjes në vend, sepse, në formën sesi e ka kapur shtetin dhe sesi po punon me të, hapësirat e kësaj dialektike po ngushtohen e degradohen çdo ditë me rreziqe në rritje të shkarjes drejt një konflikti të dhunshëm civil. Argumentet më të hollësishme po i lë për t’i shtjelluar në shkrimin pasardhës. /Panorama/



17 Comments

  1. Analisti i burgosur me ide fikse si te demtoje ramen duke riperseritur shkrime qe kuptimet i ka te gjitha kundra rames,i jeshte kthyer ne fiksimin e jetes,nuk ka shkruar kaq shume per enverin qe e futi ne burg e torturoj e beri spiun,fatos ne nuk te ndihmojme dot ne rrugen tende ne lufte me mullite e eres,keqardhje per ty.

    1. je nje plehre dhe injorant dhe kafshe.Menyre si e zbret ne banalitet,artikullin tregon c fare kafshe je.Nese ka nje person tamam qe flet dhe bie kokes eshte Lubonja.Por kemi kafshe si ty qe e bejne spiun dhe dhe e zbresin nivelin e kritikes ne kete derexhe si puna jote

    2. O! Kryehajdut: I pergjigjesh edhe tozit, edhe pse ky eshte ne tufen tende te qenve e ben sikur eshte kunder qeverise tende doçerore trdhetare . Ky anal-ist si shumica e te tjereve o kryellum nuk jep asnje mendim asnje se si duhet te qerohesh ti nga pushteti. Po mo’ u merzit se çdo gje e keqe e ka fundin ne grope te bleteve te popullit o i pa burre qe leh ne çdo mendim qe njerezit kane kunder teje, kjo tregon o semundje, qe ti gjithe diten nuk punon, per te cil ti ke blere e vjedhur votat, por vetem per te bere propagande kanalesh e per te shkaterruar e vjedhur Shqiperine e shqiptaret o ti i gjirizeve te parisit.

  2. Qoftë Lubonjës e qoftë Bushatit, mund t’ju kujtohet se banda më kriminale që e shkatëroi Shqipërinë për gati 5 dekada, ishte banda e krijuar nga komunistët jugosllavë në vitin 1941 e që u quajt “partia komuniste” me kryekriminelin Enver Hoxha.
    Fakt është se as Lubonjën e as Bushatin, ndonëse kanë pasur “trimërinë” që publikisht ti etiketonë të gjithë politikanët e pas diktaturës staliniste si “banditë”, nuk ju ka prekur asnjeri prej tyre as edhe një qime floku.
    Ka pasur padyshim edhe gjatë tranzicionit të gjatë të kalimit në sistemin demokratik pluralist, korrupsion e krim ekonomik e veçanërisht në qeverisjen e fundit 5 vjeçare të Ramës, një tendencë të hapur të politikës autokratike të individit.
    Por si Lubonja edhe Bushati nuk duhet të harojnë kurrë se baza për korrupsionin e krimin në shoqëri lind vetëm në një vend tejet të varfëruar jo vetëm ekonomikisht por edhe shpirtërisht.
    Në fudn vitet 80- të shekullit të kaluar, Shqipëria kishte katandisur në vendet më të varfëra jo vetëm të Europës por edhe të botës. Por e keqja nuk ishte vetëm mjerimi i varfërisë ekonomike.
    E keqja më e madhe ishte se shqiptarët kishi humbur çdo të drejtë njerëzore të lirisë individuale, deri në humbjen e plotë të lirisë së mendimit e të pronës.

  3. sa ju pagon rama per te komentuar o te vdekur nga trute e kokes qe po hiqeni si babaxhanet e shoqerise ? kshu i do rama, kokrra kari, se me ju ben hajer.

    1. “Thelbi” i komentit është që ka keq, ka shumë keq e ka keq për dreq.
      Për të shkuar tek e mira, duhet luftuar e keqja më e madhe dhe e keqja më e madhe për shqiptarët ngelet enverizmi apo nostalgjia për sistemin enverist.

  4. Ore i paemer 17.03,paske qene palle hajdarmallute or taj ,qe kujtohesh ende per enverin pas 40 vjetesh qe ka vdekur or taj . Krejt si ti jane edhe anal ist kadrinjt me te cilet tallet rama . Revolucionin bolsheviko djathtist te vitit te kaluar qe nuk u realizua dot ne tetor ,tashme pretendojne se do ta realizojne kete vit por me emrin konflikt qivil . Keta jane pjerdhur krejt nga mendja or taj.

    1. Or taj !
      Ekonomia mund edhe të rregullohet qoftë edhe për 20 vjet.
      Por njeriut tru shpëlarë nga enverizmi si puna tënde, nuk i mjafton një jetë e tërë që ta kuptojë të keqen e të përmirësohet. Nëse bëjmë hesapin mandej se të tillë trushpëlarë do të edukojnë edhe bijtë e nipërit e tyre me këtë mendjen tënde, i bie që jo më 40 vjet por as edhe për 100 vjet nuk shkulet e keqja e enverizmit.

  5. Bushati edhepse subjektiv ,te pakten eshte i logjikshem ne analizat e veta kurse ky Lubonja edhe subjektiv edhe i palogjikshem ne analize me duket shume i ceket kur trajton problemet qeverisese apo administrative pasi duket qe nuk ja ka haberin ne kete drejtim.

  6. Bushati edhepse subjektiv ,te pakten eshte i logjikshem ne analizat e veta kurse ky Lubonja edhe subjektiv edhe i palogjikshem ne analize me duket shume i ceket kur trajton problemet qeverisese apo administrative pasi duket qe nuk ja ka haberin ne kete drejtim.

  7. DHUNE DHE VETEM DHUNE , VETEM KASHTU MARRIN VESH QELBESIRAT E POLITIKES . POPULL NGRIHUNI
    R E V O L U C I O N
    R E V O L U C I O N
    R E V O L U C I O N
    R E V O L U C I O N
    R E V O L U C I O N

  8. GJITHE LOJA BEHET QE JANE NJESOJ PRANDAJ SKA RENDESI KUSH QEVERIS BASHA APO RAMA NJESOJ JANE THON NE FAKTE NUK JANE NJESOJ KJO ESHTE LOJ KOMUNISTESHE .KY PYSHTET DUHET TE RREZOHET NE CDO FORM SEPSE DO JETE ME TE VERTET SHUME SHUME VONE PASTAJ PAS PERFUNDIMIT TE REFORMES NE SHKERSHATTODREJTESI DO HAME ME LUG FLORIRI JU ANALISTET GAZETARET INTELEKUALET DUHET TE PUNONI FORTE SE DHE JU KENI PERGJEGJESIT E TUA DO JETE SHUME SHME VONE ….

  9. Kto i ka bo Rama me hije.
    Si te rrezohet Rama thote Tos filozofi e Andi perkthyesi i modh i italishtes.

    Po sikur me te thone qe ne demokraci vendos populli me vote.

    Kane qene shoke me Ramin dhe si del e keqja qe Rama eshte aty ky eshte. Jane gati me bo ’97 te dyte vetem prej marrazit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *