• |
ide | kryesore

Plas tek shkencat sociale / Fillon protesta e pedagogëve

Arkiva, Kryesore



Një zhvillim i papritur ka ndodhur dje dhe sot në mjedist e fakultetit të shkencave sociale, ku me sa duket radikalizimi i studentëve ka prekur gjithnjë e më shumë edhe pedagogët e tyre.

Tre faktorë të rëndësishëm kanë luajtur rrolin e katalizatorit në këtë valë të re të kundërshtimit ndaj qeverisë. Së pari dhuna policore kundrejt studentëve, së dyti përpjekja perfide e pushtetit për të krijuar një antagonizëm artificial mes nxënësve dhe mësuesve të tyre dhe së treti, me sa duket më e rëndësishmja, njohja me dy vendime të këshillit të ministrave, të dala në ditët e fundit të dhjetorit, të cilat në vend të liberalizimit dhe ruajtjes së autonomisë, synojnë edhe më shumë shkallmimin e saj dhe ritjen e kontrollit nga ministria e arsimit.

Për këto tre faktorë, një grup pedagogësh të shkencave sociale i kërkuan dje përfaqësuesve të tyre në senatin e universitetit të bëheshin mbrojtës të kërkesave të studentëve, të kërkonin shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë dhe të dënonin dhunën. Me anë të një kërkese të firmosur nga një grup i konsiderueshëm prej 32 nismëtarësh (po ata që patën firmosur edhe peticionin e fund dhjetorit), ata reaguan ndaj qëndrimit as mish dhe as peshk të senatit të Universitetit që mbështeti edhe kërkesat e protestës edhe rikthimin në mësim (gjë që u përshndet edhe nga Edi Rama). 

Pas kësaj ndodhi një gjë e pa mendueshme dhe perceptueshme vetëm pak ditë më parë.

Pedagogët e Shkencave sociale mblodhën të gjithë trupën e 75 mësimdhënësve, pra asamblenë e fakultetit, ku përfshihen të tërë të punësuarit me kohë të plotë dhe morën vendimin unanim: jo vetëm për mbështetjen e studentëve, por edhe kërkesën për abrogimin e ligjit të arsimit të lartë, nga i cili Rama ka thënë se nuk tërhiqet.

 

“Pika më e fortë e kësaj lëvizjeje është kundështimi i ligjit dhe thirrja që u bëhet asambleve të fakulteteve të tjera dhe senatit të UT që të shprehen në të njëjtën mënyrë kundër ligjit. Ndryshe nga deklarata e dhjetorit që ishte e një grupi pedagogësh, ky është vendim institucional që përfaqëson të gjithë pedagogët” komentoi menjëherë pas saj, pjestari i këtij fakulteti dhe aktivisti i Lëvizjes për Universitetin, Arlind Qorri.

Edhe vetë lëvizja e konsideroi këtë akt një hap historik të nxitur nga demokracia që studentët po i mësojnë mbarë shoqërisë: “Ndryshe nga Senati i Universitetit të Tiranës, Asambleja e Stafit Akademik të Fakultetit të Shkencave Sociale nuk bën thirrje për rifillimin e mësimit, por mbështet kërkesat e studentëve dhe rishpreh vullnetin e saj për abrogimin e ligjit të arsimit të lartë.

Është hera e parë që në universitetet publike të Republikës së Shqipërisë mblidhet formalisht asambleja e pedagogëve. Studentët u mësuan të gjithëve se demokracia e drejtpërdrejtë funksionon”, u shkruajt në faqen e saj në Facebook.

Pra, ndërkohë që qeveria dhe mediat pranë saj po shpallin fundin e protestës studentore, ndërkohë që ata e paraqesin atë që po ndodh aktualisht në fakultete si pengmarrjen e një grupimi të vogël të nxitur nga opozita, mbarë trupa e pedagogëve të shkencave sociale dëshmojnë për të kundërten.
Vendimi i tyre dhe ftesa për fakultetet e tjera tregon se në vend që të shuhet, tharmi i protestës vetëm sa po shumfishohet.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. PLASI NE KUCOVE. Iku RAMA dhe pak kohe do jet. Duroni dhe pak o militant, mereni biskoten e rradhes qe ju jep me kaq dashamirsi lapsi, dhe flini cdo nat me endra.

  2. Pedagogeve ju ka hyre tmerri nga vettingu sepse nga mesues te thjeshte fshati ne 1990 jane kthyer ne miliardere .

  3. edhe pedagoget si gjyqtaret qe duan ti shpetojne vetingut. keta duan ti shpetojne plagjiaturave. ptuuu race langaraqesh

  4. Pedagoge jam e nuk jam frike nga vetingubujrum le te behet qe te pastrohen edhe rradhe toba e te dalin be drite te devotshmit e me te perkushtuarit, por une i trembem egersise dhe injorances se kryeministrit. Preferoj te udhehiqem nga nje marksist (sic e quani ju) me vizion sesa nga nje demokrat (sic e quan i madhi i vendit) pa asnje ndjeshmeri dhe deshire per te degjuar. Z. Kryeminister e keni qellim ne vetvete ti largoni qytetaret shqiptar nga Shqiperia apo vertet nuk jeni ne fijeni se cfare po ndodh. Kur zbrisni ne ato takimet gju me gju me popullin beni mire te degjoni e jo ti mesoni si te bejne like komenteve te tua ne facebook. Shqiperia nuk ka nevoje per kryeministra virtual kuptojeni ju lutem se na shkateruat

  5. “tharmi” i marksisti qorri si “tharmi” i gjish hysni kapos ne 1944, nga labe me gjisem opinge, ne bllokmene, mortja, mortja, keta lesh pedagoge qe kur flasin per ligjin nuk kane nje nene qe te na i thone per cfare i pengon, po kane tre vjet qe genjejen dhe thone qe ju jepen leket universiteteve private. enderat pastaj te nipce se shokut hisni, se ramen do e rezoi marksisti qori, jane per tu pergezuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *