• |
ide | kryesore

Boks/ I pashtershmi Pacquiao: politikani kthehet, fiton dhe sfidon Mayweather

Sport



40 vjec sapo mbushur e pavarësisht impenjimeve politike si senator, Manny Pacquiao konfirmohet një kampion i boksit Botëror. Mbrëmjen e kaluar në Las Vegas, filipinasi ka mundur me pikë amerikanin Adrien Broner, duke mbrojtur me sukses titullin e kampionit të botës Wba në peshat welter. Në vëzhgim ishte jo një dosido, por Floyd Mayweather, ylli tjetër i boksit që në 2015 e mposhti ‘Pac Man’ në atë që u quajt dueli i shekullit.

Filipinasi, e miliona të apasionuar, kërkojnë revanshin, edhe pse Mayweather është tërhequr. “Thuaji Floyd të kthehet në ring, jam gati ta sfidoj përsëri”, ka thënë Pacquiao në intervistën e parë pas ndeshjes. Një duel jo shumë i vështirë për të, i fituar me pikë pas 12 raundesh, ndaj një kundërshtari, që pavarësisht moshës më të re nuk ishte kurrë në gjendje ta rivalizonte.

Dy gjyqtarë i kanë dhënë kampionit fitoren me rezultatin 116-112 e i treti 117-111. Në finale, Pacquiao kërkoi edhe goditjen e ko për të mbyllur ndeshjen, duke legjitimuar më shumë dominimin e tij në fitoren e 61 në karrierë në 70 sfida (shtatë humbje e dy barazime).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *