• |
ide | kryesore

Në pranga dentisti 50-vjeçar, fuste telefona në burg

Lajme, Të fundit



Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka arrestuar shtetasin Alfri Hasan Kulla, 50 vjeç, me detyrë stomatolog në Institucionin e Ekzekutimit të Vuajtjes së Vendimeve Penale Peqin.

Arrestimi i Kullës është bërë pasi dyshohet se ka futur sende të ndaluara në ambientet e regjimit të burgimit.

Ndalimi është bërë sot paradite në zyrën e stomatologut në IEVP Peqin, në zbatim të Urdhër Ndalimit të lëshuar nga prokuroria, bazuar mbi materialet e referuara nga SHKBB.

Në datë 17 janar 2019  në ambientet e përbashkëta (tualete) të njërit nga sektorët e IEVP Peqin, është gjetur i fshehur një telefon celular. Pasi janë kryer veprimet hetimore, SHKBB i ka referuar materialet në prokurorinë e rrethit Gjyqësor Elbasan.

Nga hetimi i çështjes ka rezultuar se futja e këtij celulari në ambientet e brendshme të burgut është bërë nga stomatologu i institucionit, Alfri Kulla.
Në këto kushte organi i prokurorisë ka nxjerrë Urdhër Ndalimin, i cili është ekzekutuar nga oficerët e SHKBB.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *