• |
ide | kryesore

Jennifer Lawrence i jep fund beqarisë

Paparazzi, Slider



Një tjetër aktore i jep fund beqarisë. Protagonistja e filmit ‘The Hunger Games’, Jennifer Lawrence, është fejuar me të dashurin e saj të ri Cooke Maroney. Edhe pse Cooke është një emër jo shumë i njohur për mediat, ‘Cosmopolitan’ ka marrë të gjitha informacionet e nevojshme. Mesa duket, Cooke është pronari i një galerie arti. Çifti fillimisht e kanë nisur lidhjen e tyre verën e kaluar dhe si duket gjërat kanë përparuar shpejt. Edhe pse Jennifer nuk i ka pranuar me gojën e saj lajmet për fejesën, ajo është parë me një unazë gjigande në gisht. Gjithsesi, përfaqësuesi i saj pranoi lajmet e fejesës për ‘Fox News’, kështu që tani jemi në pritje të detajeve të dasmës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *