• |
ide | kryesore

Pas akuzave për rracizëm, Gucci kërkon falje publikisht

Paparazzi, Slider



Gucci ka tërhequr nga tregu një golf, pasi përdoruesit e mediave sociale thanë se ishte racist dhe të kujtonte fytyrën e një afroamerikani.

Bluza  890 $ e quajtur “balaclava”, është pjesë e koleksionit vjeshtë/ dimër 2018, dhe mbulon gjysmën e poshtme të fytyrës me një pjesë të prerë në zonën e buzëve

Të mërkurën, përdoruesit e Twitter-it dhe Instagram-it postuan fotografi të golfit ku shkruanin:

“Gucci duhet të kërkojë falje për komunitetin e njerëzve me ngjyrë”.

Dhe nuk vonoi shumë, pasi marka e famshme kërkoi falje për produktin e nxjerrë në treg:

“Gucci kërkon thellësisht falje për nxjerrjen në treg të bluzës.”

Gucci nuk është e vetmja markë e modës që është akuzuar për racizëm muajt e fundit, pasi Dolce & Gabbana anuloi gjtihashtu një shfaqje të madhe në Shangai pasi konsumatorët kinezë thanë se do bojkotonin markën rreth reklamës që u publikua ku një modele kineze hante picë me shkopinj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *