• |
ide | kryesore

Anila Çela flet për largimin nga Vizioni i Pasdites dhe për zëvëndësuesen e saj

Paparazzi, Slider



Në prag të puntatës së fundit të emisionit “Vizioni i Pasdites” moderatorja Anila Çela ka bërë një “letër” lamtumire vërtet prekëse, ku ndan me ndjekësit emocionet e largimit.

Ajo ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur ndër vite, ndërsa nuk harron t’i urojë suksese moderatores së re Evi Reçi.

“Gati dhe sot në 17:50 takohemi në ‘Pasditen time’ të fundit. Ka qenë një rrugëtim i gjatë disavjeçar ndaj, nuk qenka dhe aq e lehtë. Sot do të doja të falenderoja të gjitha ata (dhe janë shumë) që ndër vite më kanë dhënë mbështetjen e tyre, që më kanë besuar e ndihmuar për t’u rritur ndër vite. Faleminderit publiku i ‘Vizioni i pasdites’, suporti më i madh kur je në ekran. Do të më mungojnë emocionet e bukura të transmetimeve live. Suksese Evi Reçi. Shihemi sërish pas pak kohësh”, ka shkruar Anila në Instagram.

Pak ditë më parë mësuam se moderatorja e njohur e “Vizion Plus” Anila Çela, do të moderojë emisionin “Nga e para”, i cili rikthehet në television pas disa vitesh mungesë (lexo këtu).

Anila do të zëvendësojë një tjetër emër të njohur të ekranit që na ka shoqëruar në sezonet e para të emisionit, Valbona Selimllarin.

Drejtimi i “Vizioni i Pasdites” do t’i besohet këngëtares së njohur Evi Reçi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *