• |
ide | kryesore

Pas shumë kohësh Rihanna dhe Jay Z drejt bashkëpunimit

Paparazzi, Slider



Rihanna e Jay-Z janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe media aludon se dreka e punës mund të çojë drejt një tjetër bashkëpunimi mes tyre, pas kaq shumë kohësh.

Thuhet se dy artistët kanë biseduar për muzikën dhe se çfarë mund të realizojnë së bashku. Nëse këto zëra konfirmohen, atëherë së shpejti mund të dëgjohet një bashkëpunim i ri i tyre.

Rihanna e Jay-Z kanë bashkuar forcat më parë për këngët e suksesshme “Umbrella”, “Run This Town” dhe “Talk That Talk”.

Këngëtarja nga Barbadosi po punon prej kohësh për albumin e ri, që pritet të dalë po këtë vit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *