• |
ide | kryesore

Arrestohet Fero, u kap duke…

Paparazzi, Slider



Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, e ka dënuar me pesë muaj burgim me kusht dhe 1200 euro gjobë, të akuzuarin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, Feronit Shabanin, i njohur me emrin artistik Fero.

Sipas aktgjykimit të shpallur sot, nga gjykatësi Avdirrahman Gashi, dënimi me burg ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti, raporton “Betimi për Drejtësi”.Shabani gjithashtu u dënua me 1200 euro gjobë, shumë të cilën obligohet ta paguajë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Gjykatësi Gashi bëri të ditur se Shabani detyrohet të paguajë edhe shumën prej 20 euro për paushallin gjyqësor, dhe shumën prej 30 euro për fondin e kompensimit të viktimave.Nderkaq, në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 20 shkurt, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Blerim Igrishta, i akuzuari Shabani është deklaruar fajtor për veprën që i vihet në barrë.
I njëjti kishte deklaruar se ka qenë përdorues i mëhershëm i marihuanës, por që nuk ka përdorur më substanca të tilla, që nga dita që është kapur nga policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *