• |
ide | kryesore

Flamurtari shigjeton Partizanin: komunikatë e ‘kopsitur’ e vlonjatëve për incidentin

Sport



Incidentet e ndodhura në Selman Stërmasi, në ndeshjen mes Partizanit e Flamurtarit janë dënuar nga Federata Shqiptare e Futbollit e vetë klubi Partizani, por në pritje të dhënies së një vendimi për agresionin e tifozëve të Partizanit, ndaj fotografit të kuqezinjve, ka reaguar edhe klubi Flamurtari. Në fakt, deklarata e të kuqve, që shpreheshin të paqartë për pozicionin e “personi me aparat fotografik”, si u quajt zyrtari i klubit vlonjat, ka bërë që Flamurtari të përgjigjet në cdo pikë, për të qartësuar idetë dhe thumbuar Partizanin.

“Së pari, është i regjistruar në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe ka funksionin e zëdhënësit dhe të fotografit, që çdo klub i ka në fushë, në bazë të rregullores dhe me aprovimin e zyrtarëve të ndeshjes. Për këtë arsye, nëse klubi Partizani është i paqartë për rolin e zyrtarit të sulmuar gjatë ndeshjes, bën mirë të interesohet” shkruhet në komunikatën për shtyp, ku është vënë theksi edhe mbi provokimin e pretenduar të “personit me aparat fotografik”…

“Futbollistët nuk ishin drejtuar nga tifozeria e Partizanit, në atë kënd nuk kishte tifozë dhe nuk e kuptojmë ku qëndron provokimi, kur një grup tifozësh vrapojnë, ofendojnë dhe futen në fushë, vetëm e vetëm sepse një grup futbollistësh festojnë në mënyrën e tyre modeste një gol të shënuar”. E në fund, por jo për nga rëndësia, mungesës së forcave të sigurisë, që kishte theksuar Partizani, vlonjatët i përgjigjen në bazë të rregullores, duke i kujtuar se klubi mikpritës mban përgjegjësi për mungesën e sigurisë në zona të caktuara të stadiumit.

“Respektojmë çdo rezultat që prodhon fusha, por nuk pranojmë që ngjarje të tilla të kalojnë duke akuzuar Flamurtarin si fajtor” poziciohet klubi vlonjat, duke bërë të qartë se prêt një reagim të fortë për të mos lejuar të krijohet një precedent i rrezikshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *