• |
ide | kryesore

Loredana dhe Mozzik do performojnë në të njëjtën skenë me Cardi B, Tyga, etj…

Paparazzi, Slider



Tanimë mund të themi me plot gojën që ky vit, është viti i suksesit për çiftin Loredana dhe Mozzik.

Më datën 1 shkurt, dyshja publikoi bashkëpunimin e dytë “Romeo&Juliet” që brenda pak ditësh u kthye në hit.

Madje kënga kaloi edhe oqeanin duke u cilësuar si një ndër këngët më të dëgjuara në Amerikë.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq! Së fundmi, Loredana ka publikuar në Insta Story një poster të festivalit të famshëm “VestiVille” që zhvillohet në Belgjikë.

Emrat e dy këngëtarëve shqiptarë ndodhen në posterin në fjalë.

Loredana dhe Mozzik që janë prindër të një vogëlushjeje të vogël të quajtur Hana, pritet që të performojnë në festivalin e njohur përkrah yjeve ndërkombëtarë të muzikës.

Përmendim këtu, Cardi B, Nicky Jam, Tyga, Maitre Gims dhe shumë emra të tjerë që mund t’i shikoni në foton e mëposhtme.

Siç zbulohet në poster, festivali zgjat 3 ditë, specifikisht nga data 28 deri më 30 qershor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *