• |
ide | kryesore

50-vjeçari qëllon veten me armë zjarri, në gjendje kritike për jetën

Lajme, Të fundit



Një person u vetëplagos me armë gjahu rreth orës 22:30 minuta të mbrëmjes së djeshme në zonën e Bathores në Tiranë.

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa mësohet i vetëplagosuri është emigrant prej disa vitesh.

Sipas raportimeve të para, personi në fjalë është dërguar në spital, ku gjendet në gjendje kritike për jetën.

Tiranë/ Informacion paraprak

Më datë 26.02.2019, rreth orës ?22:30,  në rrugën “ 2 Prilli ” në Kamëz dyshohet të jetë vetëplagosur me armë gjahu shtetasi E. A., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po punohet për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *