• |
ide | kryesore

Ryan Adams anulon turneun, u akuzua për ngacmim seksual

Paparazzi, Slider



Ryan Adams ka anuluar turneun e tij të ardhshëm në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, pas akuzave për sjellje të pahijshme seksuale.Nëntë data, përfshirë dy në Royal Albert Hall në Londër, janë hequr.
Disa fansa kishin kërkuar rimbursim për biletat, pas u shprehën se pas akuzave nuk mund ta mbështesnin më yllin e rokut.
“Rimbursimet e biletave do bëhen deri në fund të ditës së hënë,”-tha Ticketmaster në një postim në Twitter ku njoftoi lajmin.
Anulimi i turneut vjen dy javë pasi Neë York Times botoi një artikull ku Adams akuzohej se kishte shkëmbyer mesazhe seksuale të papërshtatshme me një vajzë adoleshente.
Avokati i rokerit, tha se ai i mohon të gjitha akuzat se ka folur me vajza të mitura.
FBI do hetojë nëse tekstet e dërguara drejt vajzës për të përcaktuar nëse ishte në dijeni të moshës së saj.
New York Times gjithashtu publikoi dëshmi të disa grave që pohonin se Adams u kishte ofruar karrierë në këmbim të seksit. Ndërsa ish gruaja e tij Mandy Moore e akuzoi për abuzim psikologjik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *