• |
ide | kryesore

Protesta e 5 marsit/ Policia përplaset me PD për lejen

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ndalon Partinë Demokratike të zhvillojë protestën e paralajmëruar të 5 marsit para parlamentit.

Ka pasur letërkëmbime mes Partisë Demokratike dhe Policisë së Tiranës për çështjen e protestës. Sipas dokumentit të firmosur nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, thuhet se tubimi pengon hyrjen në Kuvend të deputetëve dhe vë në rrezik jetën e deputetëve. Po kështu sipas policisë, protesta cenon sigurinë kombëtare.

“Zhvillimi i tubimit të kërkuar nga subjekti Partia Demokratike e Shqipërisë, në vendin rruga ‘George W. Bush’, Shëtitorja ‘Murat Toptani’ (Pedonale), Lulishtja përpara sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, Sheshi ‘Fan S. Noli’ cenon sigurinë e Institucionit të Rëndësisë së veçantë, Kuvendi i Shqipërisë, pengon hyrjet dhe daljet e anëtarëve të qeverisë, deputetëve, administratës si dhe rrezikon jetën e tyre, pengon veprimtarinë e ligjshme të Kuvendit, pasi më datë 5.3.2019 ora 10:00 do të zhvillohet seancë plenare, sa më sipër; Vendosa: Në zbatim të germës ‘a’ të nenit 6 të Ligjit Nr. 8773, datë 23.04.2001 ‘për tubimet’, të ndaloj zhvillimin e tubimit të kërkuar nga ana Juaj në datën 05.03.2019, ora 9:00, në vendin e përcaktuar në kërkesë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, kërkon mirëkuptimin tuaj, për zhvillimin e një tubimi të qetë e normal në një vend tjetër të përshtatshëm pa cenuar rendin dhe duke zbatuar kërkesat e Ligjit nr.8773, datë 23.04.2001, datë 23.04.2001 ‘Për tubimet’.
Ju rikujtojmë se për veprime në kundërshtim me ligjin, organizatori, drejtues i tubimit dhe pjesëmarrësi në tubim, do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale bazuar në Ligjin nr.8773, datë 23.04.2001 ‘Për tubimet’”, thuhet në vendimin e policisë.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike akuzon policinë se po shkel Kushtetutën dhe se në asnjë prej protestave të zhvilluara nukk ka pasur policë të dëmtuar. Sipas Partisë Demokratike, protesta do të zhvillohet edhe pa lejen e policisë.

“Në përputhje me nenin 47 të Kushtetutës dhe nenin 5 të ligjit Nr.8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet”, ju njoftojmë se tubimi do të zhvillohet sipas njoftimit të bërë me shkresën tonë nr.31 Prot., datë 01.03.2019. Çdo pengim i lirisë së ushtrimit të tubimit sipas këtij njoftimi, në datën 5 mars 2019 dhe pasojave që mund të shkaktojë ky fakt gjatë ditës së tubimit është nën përgjegjësinë tuaj personale dhe institucionale. ju bëjmë, gjithashtu me dije se jeni në shkelje flagrante të ligjit dhe se tashmë duhet të kishit përmbushur përgjegjësinë tuaj për të na njoftuar urdhrin zyrtar për caktimin e oficerit të policisë që do të jetë përgjegjës për të ndihmuar zhvillimin e tubimit.
Për të gjitha sa më lart, njoftimi ynë, sipas detyrimit që parashikon neni 5 i ligjit nr.8773/2001, konsiderohet nga ky moment i përmbushur dhe tubimi do të realizohet më datë 5 mars 2019, në sheshin dhe vendkalimin publik: Rruga ‘George W.Bush’, Shëtitorja Murat Toptani’ (Pedonalja), lulishtja përpara sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, Sheshi ‘Fan S.Noli’ dhe bulevardi ‘Zhan D’Ark’. Caktimi i vendit të tubimit, është e drejtë kushtetuese e organizatorit dhe drejtuesit të tubimit. Kjo është arsyeja përse ligji parashikon njoftimin dhe jo kërkesën për leje në rastin e zhvillimit të një tubimi”, thuhet në letrën e sekretarit të përgjithshëm të PD Gazment Bardhi.



10 Comments

  1. leshi i bythes se dhjerjes se stalinit qelbesires ram shoku lesh lleshi po pengon demonstratat.po lid mehmet shehu i ri.keputjani koken qe tash.

  2. Rendesise se vecante,,,,,ku ta gjejme te vecanten ne ate parlament…..Thuajeni ,frika, dhe se doni sebep per te bere veprime sic dini ti beni jute policise shtetit, qe ka kuadrot e krimit komunist akoma brenda.

    1. Pak libra kexoni. Te pakten Cufon se dukeni me kilometra qe jeni analfabet. Seriozisht e keni qe do ta rrezoni kete qeveri?

      1. Qenke budalla dhe qorr o i shkolluar që nuk e sheh se përveç qorrave idiotë si ju askush nuk e mbështet lapangjozin e droguar klloun km.

  3. Ari ,mos kerce sikur te hyri kari i gamorit n sum or taj.Kur fillon edhe bo sikur nxehesh ari ,vetem preshi sumes edhe gojes t qetso.

  4. Pa dale ky qeni, qe rri te dera e qenit, qenka pa derman , por fjalorin e paska si poshte gomorit, sic thote vete. Kujdes o qelbesira, mos u beni mburoje e poshtersive e te poshterit, por shifni se si jeton, e me cfar jeto ky popull, sepse e rropet duke e vjedhur e mashtruar e nuk paskerki te ngopur. RRace e poshter paskerki qene, e qe te lindur vetem per hajdute, kriminele, bandite e drogmene, e shkaterruat kete popull te varfer, e akoma beni sikur e doni, e punoni, por vetem me fjale, fjale, se veprat po flasin PROTESTE, PROTESTE, kunder mizerabilitetit sektist te qelbesirave.

    1. Si the. Mos u beni mburoj e te poshterve….. Duhet ta kesh fjalen per te gjith politikanet? Se po e pate fjalen vetem per nje krah, je kokrra e MILITANTIT, dmth nje idiot qe mundohesh ti mbushesh mendjen dikujt, qe te perfitojn disa te tjer qe shfrytezojn pasionin tend prej militanti.

  5. E kam me pushtetaret e sotem, sepse jetojme sot, qe te jemi me mire neser, e kete te soteme e ka nxire, e keq perdorur qeveria e sektit, te vet emeruar ,,,i qelbesirave. Por per militant partie s;kam qene, e ;s;jam, por me jeten qe kam kaluar, e provuar ne kete vend te shume ngjarijeve, Ky KM,, eshte me ironiku, mashtruesi, e banali, ne drejtim te shtetit, pa iu futur bashkepunimit e ndaries se marifeteve prapaskenike, per te vjedhur, e roberuar kete popull, dhe qe ky megalloman, se kthen koken tek ky milet, se si jeton, e me ca jeton, por gjithemon mashtron e flet jashte realitetit kohor per shqiptaret. E, keshtu qe me mire kjo fantazem qe sillet mbi kokat e shqiptareve duhet te shporret qe te fitojme lirine, e ekonomone me demokraci te kontrolluar nga populli, dhe jo si kjo fasade mashtruesish, qe mashtrojne edhe boten qe vete, e vetem te mbajne pushtetin per ato interesa qe thame me lart. Kujt ti pelqei te na shoqeroi ne proteste, kujt jo, le ti beje fresk mjerimit e pushtimit nga kjo sere mikse e mizave te rregjimit te se shkuares.

  6. Ps,,,, Ky Stilolapsi mos ka dale nga zyrat e qeverise se rilindjes, se taktikisht, duket qe i dhemb renia e ketij pushteti oligark.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *