• |
ide | kryesore

Pasuria nuk ka limite për Nicki Minaj

Paparazzi, Slider



Pasuria nuk ka limite, por një tavan me yje po. Ky është detaji më i fundit që Nicki Minaj i ka vënë makinës së re që sapo ka blerë.

Reperja postoi një video në rrjetet sociale të Rolls Royce-it të ri, duke u kërkuar fansave mendim për ngjyrën që duhet ta bëjë: “Rozë si Lamborghini i vjetër?”

Sipas “E! News”, Rolls Royce ka kushtuar 380 mijë dollarë, por modifikimi i bërë nga Minaj e ka çuar vlerën në 450 mijë.

36-vjeçarja ende nuk ka vendosur për ngjyrën e jashtme, por ka bërë disa modifikime, në tapetin që ka shkuar rreth 3 mijë dollarë, një frigorifer në pjesën e pasme që mban deri në dy shishe shampanjë, rreth 7 mijë dollarë, dhe yjet në tavan që shkojnë deri në 20 mijë dollarë. Ngjyra e brendshme, rozë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *