• |
ide | kryesore

Korrupsion e shpërdorim detyre, gjykata liron 6 policët e Portit të Durrësit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë për 6 punonjës të Policisë në Pikën Kufitare të Kontrolli në Durrës, të cilët u arrestuan gjate ditës së djeshme për korrupsion pasiv e shpërdorim detyre.

Gjykata ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ për Greta Batusha si dhe masën ‘detyrim paraqitje’ për Durim Zeka, Arjan Gjyzeli, Dorina Doganaj, Gëzim Çaça dhe Juliana Kurraj.

“Gjatë ndjekjes së këtij procedimi janë aplikuar metodat speciale të hetimit, ku rezulton e provuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre punonjësve të policisë, të cilët, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë për arrestimin.



3 Comments

  1. kush guxon te mbaj ne burg shoket e frrokve,ndokve,prenges,artur bushit,roshit,doshit te gjith keta jan hamshor qe ramen e pallojn dit e nat para e mbrapa.

  2. Keta liroini fare sepse ju duhen ,kurse instruktoret e qeneve denoini se ata e kane fajin .Omonstraketa qe bejne trafikun ,marrin rryshfet i lini te lire kurse policet e shkrete te qeneve do i denoni sepse ata duhej te kontrollonin pa marre urdher nga komanda e kontrollit te portit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *