• |
ide | kryesore

Vendimi/ Mourinho të hënën do të jetë trajneri i ri i Real Madrid

F1, Sport



Josè Mourinho është trajneri i ri i Real Madrid. Ose më saktë: do të jetë nga e hëna, ndërkohë i takon të shkarkuarit Santiago Solari të drejtojë një skuadër të privuar nga cdo objektiv e mbi të gjitha pa ide, në ndeshjen kundër Valladolid të Ronaldo Fenomenit. Jorge Mendes, agjenti i fuqishëm portugez që kujdeset për interesat e Mourinho, është që tani në Madrid për tu ulur në tavolinë me Florentino Perez. Nuk janë kohët teknike për ta parë Special One në pankinë, por vendimi është marrë dhe nuk ka kthim pas.

Ajo që do të gjejë portugezi në dhomat e zhveshjes është një situatë kaotike, ku të pakënaqurit Isco, Marcelo e Bale vështirë se mund të gjejnë shpëtim, ndërkohë që edhe Sergio Ramos, sipas asaj që bën të ditur AS, ka raporte zero me teknikun e ri. Në debatin e ndezur me presidentin e klubit, Perez, kapiteni është përgjigjur me arrogancë: “Nëse nuk do të qendroj, më paguj dhe iki që këtu”. Shpresa për të marrë dorëheqjen e Solarit, pas eleminimit nga Champions përballë Ajax Amsterdam, ka marrë përgjigjen negative të teknikut: “Vdes me idetë e mia”. Kështu, nga e hëna ka një trajner të shkarkuar dhe një Special në detyrë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *