• |
ide | kryesore

Analiza/ Lubonja evokon Konicën: “Pse ky dhe pjell veç tiranë dhe vagabondë”

Ide, Kryesore

Në fillimin e fjalës së tij në një nga deklaratat e fundit mbi gjendjen e krijuar në vend, (në emisionin “Të paekspozuarit”) kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh me frazën: “Nuk merrem më me Ramën, ai është përfaqësues i një sistemi të shembur nga populli tashmë”. Mirëpo, më pas ai vazhdoi e tha: “Ky sistem duhet shembur dhe rrafshuar në mënyrë që të mos mbijë asnjë Ramë tjetër. Për këtë, unë bashkë me PD-në jemi të vendosur t’i japim jetë një projekti të ri, një demokracie ku të ketë kufizim të pushtetit, institucione që i kontrollojnë këto persona. Të ketë Parlament, jo thjesht paradhomë të Kryeministrit”.

Nuk mund mos të vësh re një kontradiktë midis frazës së parë që e deklaron Ramën dhe sistemin “të shembur tashmë” dhe frazave, ku deklaron se “ky sistem duhet shembur dhe duhet ndërtuar një projekt i ri”. Interpretimi i parë që mund t’i japësh kësaj paqartësie është se Basha ka dashur të thotë se Rama si person është i shembur, por jo sistemi që ai përfaqëson. Mirëpo, në fillim ai thotë se Rama është “përfaqësues i një sistemi të shembur nga populli tashmë”. Pra, ky interpretim bie. Një interpretim tjetër që të vjen në mend është se Basha, duke dashur të tërheqë sa më shumë njerëz në protestën e opozitës, në fillim flet për ata që i konsideron militantë, të cilëve u duhet ngritur entuziazmi, dhe më poshtë u drejtohet skeptikëve që nuk besojnë te PD-ja apo se kjo punë mund të kryhet aq lehtë.

Personalisht dua t’i jap një interpretim të tretë kësaj paqartësie, sepse më intereson për të shprehur një të vërtetë më të rëndësishme. Sipas këtij interpretimi, fraza e parë nënkupton se çdo shqiptar, populli pra, ose shumica e tij, e ka shembur tashmë në mendjen e tij, në imagjinatën e tij, thuaj po deshe në dëshirat e tij këtë sistem që përfaqëson Rama; ndërsa pjesa në vazhdim të zbret nga dëshira në realitet dhe të thotë se “duhet ndërtuar” një projekt për shembjen e këtij sistemi që pjell politikanë si Rama. Më intereson ky interpretim sepse në të gjej një të vërtetë që qarkullon në mendjen e shumë shqiptarëve. Madje, ndoshta edhe në mendjet e atyre që ditë e natë nuk mendojnë gjë tjetër, përveçse si të pasurohen e të mbajnë pushtetin; si edhe të atyre që, sikur nesër Edi Rama të deklarojë se po largohet nga politika, do të thërrasin “Fitore! Fitore!”, duke harruar projektin që duhet të bëjnë që të mos mbijë një e keqe tjetër si ai. Është e vërteta e kontradiktës midis vetëdijes për të keqen që na ka kapluar dhe pamundësisë, pafuqisë, paaftësisë, për ta shembur atë dhe për të ndërtuar projektin e ri që do të fillonte të na çlironte prej saj. Në një kuptim më universal, kemi të bëjmë me kontradiktën nëpërmjet asaj që Kanti e quan “ligji moral që ekziston brenda nesh, që na shtyn për kah e mira” dhe shtysave të shumta që e çojnë njeriun për kah e keqja.

Pafuqia jonë për ta kthyer historinë tonë për kah e mira, edhe pse e shohim të keqen për kah po shkojmë, na shoqëron qysh prej krijimit të shtetit shqiptar. Ja çfarë shkruan një prej mendjeve më të mprehta që ka njohur Shqipëria, Faik Konica, në një artikull botuar në vitin 1922: “Shqiptarët kishin zakon të thoshin se shpëtimin dhe përparimin e shtetit e ndalojnë tre veta: Esadi (Toptani), Bib Doda, Ismail Qemali. Njëri nga këta vdiq, dy u vranë. Që të tre u çduknë. Po në vënt të tyre duallnë një duzinë tiranë dhe intriganë të tjerë.” “.. më parë kish një ballancë të tiranisë në Shqipëri: despotizma e Esadit në mes, intrigat e Bib Dodës në Veri, gënjeshtrat e Ismail Qemalit në Jug, rëndonin njëra kundër tjetrës. Kur shkuan Bib Doda me Ismail Qemalin, duallnë n’ato vënde një grup tiranësh dhe vagabondësh të cilët menjëherë ballancuan tiranin’ e Esadit. Si u çduk Esadi, ballanca u prish me njëherë: U sulnë në shesh një tokicë aventurierësh, të dehur me ambicje, të ndezur nga etja e pasurisë, të tërbuar nga lakmia e fuqisë dhe e arit. […] “Ngjarjet e sotme tregojnë sheshit gabimet e atyre filozofëve kafeneshë që kujtojinë se shpëtimi i Shqipërisë varet nga vrasja e dy apo tre vetëve. […] Se këtu s’ke të bësh me ca njerës të veçuar, ke të bësh me një pemë që e pjell Dhe’u i Shqipërisë.”

Edhe pas një shekulli nuk mund të mos ndalesh në këtë përshkrim për të kërkuar natyrën e këtij “dheu” ku mbilulëzon fara e keqe e “tiranëve dhe vagabondëve”, e “aventurierëve të dehur me ambicie, të ndezur nga etja e pasurisë, të tërbuar nga lakmia e fuqisë dhe e arit”. Kur shikon Edi Ramën e kujton edhe paraardhësit e tij, thua se asgjë nuk ka ndryshuar që prej asaj kohe. Faiku na ka paralajmëruar për këtë mosndryshim: “Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot”.

Dhe vërtet, pas njëqind vjetësh, a nuk jemi edhe më poshtë se asohere kur shkruante Faiku këto fjalë? Unë them se po. Mjaft të kemi parasysh se pas Luftës së Dytë dolën tiranë dhe vagabondë edhe më të shfrenuar se ata që ka pasur parasysh Faiku, si Enver Hoxha me shokë, që e kthyen Shqipërinë në një burg deri në vitin 1991. Mjaft të kesh parasysh se edhe pas asaj tragjedie, shqiptarët nuk mësuan, por prapë nxorën në krye të tyre aventurierë të dehur edhe më rëndë se në kohën e Faikut, me ambicie të ndezur edhe më keq nga etja e pasurisë, të tërbuar edhe më shumë nga lakmia e fuqisë dhe e arit, si Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama me shokë, që ua kanë bërë jetën aq ferr shqiptarëve, sa sot më shumë se gjysma e tyre duan të lënë vendin?

Pra, ka njëqind vjet që e jetojmë këtë të keqe dhe ka njëqind vjet që është ngritur pyetja: Çfarë duhet të ndryshojmë që të arrijmë “shpëtimin dhe përparimin e shtetit”? Ajo që na sugjeron Faiku është që të mos ua vëmë fajin një apo dy vetëve të veçuar, por të ndryshojmë llojin e dheut që pjell “pemë” të tilla. E kjo do të thotë, pa metafora, që të ndryshojmë kulturën tonë që plazmon këtë lloj shqiptari, d.m.th. të ndryshojmë veten tonë? Po si i bëhet të ndryshosh kulturën, që prodhon veten kur, në rreth vicioz, njerëzit që kemi në pushtet jo vetëm e mbajnë gjallë atë kulturë, por heqin qafe këdo që kërkon ta ndryshojë, dhe ajo kulturë, pastaj, pjell të njëjtin njeri? Nuk e ka përgjigjen të thjeshtë kjo pyetje. Në fakt, duhet një debat i hapur e serioz në mes të gjithë shqiptarëve se si duhet të arrihet kjo. Dhe koha ka ardhur më shumë se kurrë, që të hapet ky debat, pasi jemi në zgrip. Fakti që opozita ka ndërmarrë një hap radikal duke dalë nga sistemi dhe duke deklaruar nëpërmjet liderit të saj se, “Ky sistem duhet shembur dhe rrafshuar në mënyrë që të mos mbijë asnjë Ramë tjetër”, duhet të shoqërohet pikërisht me këtë debat. Por e para gjë që i duhet thënë Lulzim Bashës në hyrjen e debatit është se edhe Edi Rama, përpara se të vinte në pushtet, thoshte “e ka fajin sistemi, jo njerëzit”; se “ky sistem korrupton edhe një gjerman po të vijë të jetojë këtu”, por kur erdhi në pushtet, e ngriti sistemin në shkallën më dramatike të korruptimit të njeriut. Debati, pra, duhet të merret fort me pyetjen: pse veproi Rama kështu? Sipas meje, veproi pasi ajo kultura që kemi trashëguar, e ka “mësuar” ndryshe nga ç’na mëson Kanti me imperativin e tij moral, që tjetrin ta shohë vetëm si mjet për të realizuar qëllimet dhe pastaj ta hedhë në koshin e plehrave, jo edhe si një të singjashëm me veten që ka edhe ai qëllimet e ëndrrat e veta, humanitetin e vet. Prandaj, dhe sot s’ka turp t’ua blejë dinjitetin e votës me lekët e kriminelëve. Them se kjo qasje e shqiptarit ndaj tjetrit është e para gjë që duhet ndryshuar në kulturën që kemi trashëguar. Dhe nuk është çështje e Ramës vetëm, por edhe e shumicës, edhe e atyre oligarkëve që i shohin punëtorët e tyre vetëm si mjet për t’u pasuruar dhe jo si njerëz për t’u realizuar e prandaj i paguajnë sa për të mbajtur frymën gjallë dhe paratë e tjera i ndajmë me Ramën me shokë; edhe e atyre që grabisin pasurinë publike apo nxjerrin njerëzit nga shtëpitë për të ndërtuar kulla për të larë paratë e siguruara mbi fatkeqësinë e të tjerëve; edhe e atyre gjyqtarëve që ligjin e përdorin për t’u pasuruar dhe jo për të dhënë drejtësi, edhe e atyre gazetarëve e intelektualëve që në vend të së vërtetës, i shërbejnë atij që i paguan më shumë, e me radhë e me radhë.

Me çfarë kam parë e reflektuar, di të them se e keqja na sundon mu pse kultura e trashëguar na mëson t’i përshtatemi sistemit të ndërtuar nga njeriu, që tjetrin e sheh vetëm si mjet dhe jo edhe si qëllim. Kjo përshtatje është hapi i parë që hedhim drejt skllavërimit tonë, pasi, duke u bërë bashkëpunëtorë me sistemin, nuk e luftojmë dot më. Prandaj, siç thotë Konica, nuk janë individët e veçuar si Rama, por vetja jonë ajo që nuk na le të çlirohemi sepse rrjeta që na mban në skllavëri është ndërtuar me fillin e vetes sonë. Nga kjo vete duhet të çlirohemi më së pari që të çlirohemi nga njerëz si Rama. Nga kjo vete mendoj se duhet të çlirohet edhe opozita që të mund të ndërtojë “një projekti të ri”, një politikë që ta shohë njeriun jo vetëm si mjet, por edhe si qëllim. Ky do të ishte realizimi i mësimit, për të cilin flet Konica që para njëqind vjetësh. Dhe as atëherë, Basha nuk do të duhet të thotë “Nuk merrem më me Ramën, ai është përfaqësues i një sistemi të shembur nga populli tashmë”, pasi përvoja tregon se historia përsëritet po e harrove.
Panorama

42 Comments

  1. Rama e galvanizoi me tej te keqen duke promovuar kulturen e dukjes me shume se kushdo. Njeriu fasade , me nje shtrese, i ceket sa me ska. Njedimensionaliteti i marcuse ne modernitetin ramian, por jo vetem, eshte vetem shfaqja . Sic thoshte lele mora: mjafton te shfaqesh. Kur ke vetem kete qellim sigurisht qe nuk ke me oreks per parime morale, apo te interesohesh per dinjitetin e tjetrit. Pushteti behet leve e imazhit dhe imazhi motor i pushtetit. Jemi ne kohen ku qeverisja gjykohet ne terma estetike. O tempora O mores. Super shkrim i lubes btw.

  2. Une mendoj qe lulu te propozoj lubonjen kandidat te PD per kryeminister dhe ky te tregoje me vepra dhe jo me fjale fjale fjale,si ka bere keto vite,kerkoja luluse dhe ai do pranoje,dhe xixa stalini ziguri jane dakort

  3. Cdo koment duhet te ndalet. Po flet personazhi kompleks dhe shume romantik i letersise shqiptare, DYLQINJA E TOBOZES

  4. Te tjera vende te demokracise perendimore e kane plehruar dheun e tyre me gjak. Me mjafton mesojme dhe ndjekim rrugen e tyre. Por kete s’mund ta bejne pinjollet e diktatures. Duhen te diturit te ndricuarit qe te ndertohen Institucionet e pamvarura ndarja e pushteteve qe kontrollojne dhe balancojne veprimtarine e Institucioneve shteterore dhe Jo individi sepse si dhe thote Faik Konica ky dhe individe plehra do te pjelle.

  5. Dy komentuesit e fundit (i paemri dhe Hasan Halili) shembujt me te perkryer te asaj kulture sklleverish per te cilen flet Lubonja. Shkurt dhe fatkeqesisht, kemi shume pak Lubonja ne keto brigje te Adriatikut…

  6. Dhe-u,qe permend Konica,kuptohet qarte nga kjo ngjarje ,ndofta e vjeter,por kuptimplote.Dy shqiptare te varfer,nga e keqja emigruan dhe fati i coi larg,diku nga amerika e jugut.Mbas shume mundimesh e peripecish,ne nje ferme,dikush i mori,per t’i provuar nese ishin per rpune,apo jo.Te dy shqiptaret,per te siguruar pronarin se ja vlente t’i mbante,punonin shume,dolloheshin edhe nga punetoret e tjere te fermes.Fermeri,experienca e gjate e jetes e kish mesuar qe te mos i shihte vetem nga veprimet,por edhe me thelle,punonjesit e vet.E dalloi ndryshimin ,nga te tjeret dhe,megjithese vleresonte punen e tyre,psikologjikisht,dicka e mendonte.Per t’i vene ne prove,mbasi kishin kaluar vitin e pare ne ferma,i thirri dy shqiptaret:Jam i kenaqur me punen tuaj-u tha-familjet presin para nga ju,prandaj merrini keto para dhe shpjeruani familjeve tuaja,dhe mirse te vini,mbasi te cmalleni,me familjet.Mbasi e falenderuan,e pyeten fermerin,nese desheronta ndonje send (dhurate)nga vendi i tyre.Pronari i tha,nuk me mungon asgje,por nese desheroni,me sillni nje qese,me “dhe”,nga vendi juaj,qe ka punetore te mire.Keshtu u be,vajten shqiptaret dhe u kthyen,mbasi u cmallen me njerezine e tyre,dike mos harruar edhe qesen me “dhe”,per pronarin.Ky,e mire priti “dhuraten”dhe i tha.Rruga e gjate,ju ka lodhur,per dy-tre dite beni pushim,ne konakun tim.dhe i mirepriti ne nje dhome te viles se tij.Naten e pare,pronari,mori qesen me “dhe”qe ja sollen nga Shqiperia,dhe ja vendosi nden jastek njerit,prej tyre.Per cudi,,ky me qesen nden jastek,u ngrit ne mes te nates dhe i thote shokut te vet.Degjo-vella-ky pronari na paska shume para,a nuk e vrasim dhe ja marrim te tera dhe arratisemi.Tjetri e kundershtoi-Jo more burre,por ti vete me thoje qe sa burre i mire qenka ky,qe jo vetem na punesoi,por rmendoi edhe per familjet tona,.Leri more llafet,-ja prt i pari,por hajde ta vrasim.Duke u grindur -e debatuar,i zuri mengjesi.Naten e dyte,pronari,ja vendosi qesen,nden jastekun e shokut tjeter.Ne mes nate,ky,me qesen nden vehte,cohet dhe i ptopozon shokut,te njenjten gje,qe i pari i kish propozuar naten e kaluar.Shoku u habi,dhe pyet mikun e vet.Une ta propozova i pari kete gje,por ti me kundershtove-c’te gjeti sot,qe me thua te njenjten gje?Me debate e kundershtime,i zuri mengjesi.Kur po hanin buke,pronari ulet ne tavolinen e tyre,the i thote.Jeni djem te mire,punetore,per tiu patur zili,por per mua-nuk qenkeni.I dha disa para dhe i uroje te gjenin fatin diku tjeter.Shqiptaret e pyeten te cuditur,se perse po i perzinte? Nuk eshte faji juaj-i tha pronari,ju jeni te mire,por dheu juaj,ju tjeterson.Dhe une,nuk desheroj te behem viktime e “dheut”tuaj.Kjo histori,ndofta,e ka cuar Konicen,te thote ,se dheu i Shqiperise,pjell kete peme,qe permend Lubonja ne analizen e vet.

    1. shum e bukur dhe kuptimplote , kudo qe te shkosh ku ka shqiptare ata qe ishin te lidhur me ket dhe i shef shpesh ne kronikat e gazetave , e ata qe kishin veq asfaltin nuk ndihen vetem per te mire dhe vazhdojn te rrespektohen .

  7. Me thone te drejten artikullit i lexova vetem dy paragrafet e pare. Nuk shkoja dot me tutje.

    Lubonja kur u arrestua ishte student per fizike. Beri shume vite burg dhe s’pati mundesi per shkollim formal. Mbas burgut u vertit nga studio ne studio si oturak i kokedhimes, beketit etj.
    Fakti qe eshte i pashkolle dhe injorant subjekti, se pengon Lubonjen te behet specialist i se drejtes kushtetuese, civile, penale, administrative. Ashtu sikurse nuk e pengon ne raste te tjera te behet historian, kritik arti, urbanist, sociolog…..

    Eshte provuar shkencerisht fakti, qe sa me shume injorant te jesh aq me shume kujton se di. Faji nuk eshte i Lubonjes. Si Lubonja ka me dhjetera qe vertiten studiove. Faji eshte i lexuesit dhe spektatorit qe nuk refuzojne kete tagji injorantesh.

    1. Nuk jam as pro dhe as kunder Fatos Lubonjes pasi jam teresisht I shkeputur nga aktualiteti politik shqiptar, por desha thjesht te te pergjigjesha qe ka miliona njerez ne bote qe kane bere zbulime por qe jane veteshkolluar ose kane ndjekur instiktet e tyre gjeniale dhe kane hyre ne histori per kontributin ndaj shoqerise njerezore.
      Po te permend vetem nje emer , Bill Gates.

      Emigrant I vjeter

      1. Emigranti i vjeter, çeshtja eshte çdo bejm per vatanin, se per tia mbathur masivisht nuk eshte zgjidhje edhe nese realizohesh ne vend te huaj. Jemi vend i vogel dhe po shperbehemi nga nje grusht horrash te papergjegjeshem e te kapur nga ethet e parase se vjedhur. Vertet shoqerite e vendeve te vogla nuk bejne dot revolucione te medha por luftojne per dinjitet dhe prosperitet me vetedije te larte qytetare. Ndryshe te gjithe do biem ne kurth e do endemi rrugeve te botes si çifuti ne shkretetire!

  8. Ky material qenka ushqim per zagaret bythqira te llojit ari ,stalin dhe xixa .Anal istet e shqupit shajne popullin sepse rama tall bolet me keta anal iste opinioniste xhenerik pompiste.

  9. Sorollopi debil Ipaemer, qe permend simbolet tona, me qe na je strateg i filozofise se destruktimit, na jep ndonje verdikt tendin nga ato te qelbesirave , edhe si keto qe na thu ne komet, o fytyre shkabe qelbesiri.

  10. PD lubonja kandidat per kryeminister me mire se luli do jete qe kur ishte emigrant ne hollande vendosi nen jastek qesen me dhe nen jastek se keshtu i kishte thene pronari,apo jo kristi

  11. I nderuari Aldo, ti je pjelle e atille pasi je i gatshem t’i sherbesh cdo qeveriie dhe neser nuk eshte cudi te shkruash ne favor te KM te radhes njelloj si Çili i famshem qe eshte zhdukur nga skena. Qytetari (ne kuptimin francez te fjales qe nese nuk e d,i ta shpkegon Dylqinja se ka qene nxenese ekselente) eshte gjithmone ne opozite me cdo lloj qeverije. Nuk po zgjatem me shume se me dhimbset koha qe duhet te harxhoj me persona qe e vetmja gje qe dine te bejne eshte servilizmi ndaj qeverise se rradhes.

  12. E gjith vjen nga boshlleqet ligjore.Politikani eshte ekuivalenti mashtruesit.Engjell per sa koh qe
    eshte ne opozite,djalle kur vjen ne pushttet!Te noterizohen premtimet parazgjdhore,me pergjegjesi
    te plote ligjore per ate qe premton.Nese nuk mbahen premtimet brenda kohes se deklaruar,qeveria
    te japi dorheqje menjehere.

  13. Eshte mese e verte po ky lloj perceptimi per veten tone duhet te ndryshoje, dhe po nuk filloi tani hajde harroje pastaje. Nuk i kemi ne bolet dhe diturine qe ka bota, ne ne mkmentin qe ndihemi keq ja fusim kot. Kjo sjellje duhet te ndryshoje dhe duhet te jet politkka ajo qe merr persiper ta mbroje si detyre. Politikanet tane jane brez i vjeter, dhe ky rama qe hiqet si njeshi i njeshave, e pe qe nuk ben dot gje. Po ndryshojne koherat, dhe duhet, se kshu nuk shtyhet me.

  14. Populli ka fjalë të urta.
    1.Më thuaj me kë rri të them se kush je.
    2.Sheh rrushi rushin dhe piqet.
    3.Dardha bie nën dardhë.

    Sa për komentuesin “T” :
    Ti je tjetër kategori.
    Të punoftë Kina me Sudanin,nënën,motrat,vajzat e çke në fis dhe kur të ngopen me to të merren ne ty.

  15. Nje gje duhet te mesojne ediramistet dhe lalieristet. E vetmja pergjigje qe meritoni eshte hajdeni ma kapni njeher prej qafe o pedosha. Veç me sillni grat e shpise se kam per ti bere ate qe as kina bashke me afriken nuk ja bejne dot.

    1. ti thua per te qire ata qe jane me ps, po ik nje dite ne shpi edhe nxiri ata te ps qe te rine tek shpa se mire qe gatuan motra edhe nena por skane me fuqi as per te qire se i kane bere pilafe nga cdo vryme

      1. kurse ty o i pamere ta paskan qire mire e mire dhe u dorezove me duket. te pleqen kari socialist te pidhi motres tende dhe te plaka

      2. kurse ty o i paemer ta paskan qire mire e mire dhe u dorezove me duket. te pleqen kari socialist te pidhi motres tende dhe te plaka aq shume saqe qenke gati ta kthesh ne politike. hahaha

      3. @ ipaemer. po cke me te tjeret ti, ti vazhdo me punen tende, shko te selia e partise socialiste dhe vazhdo jepjua motren, mamane dhe gjyshen

  16. E ndjek gjithnje me interes te veçante z. Lubonja dhe vleresoj analizat dhe qendrimet e tij te paanshme e shume objektive. Meriton respektin tone. Ndersa kete shkrim do ta vleresoja nder me te miret e tij ! Rita Gjeneve

  17. E ndjek gjithnje me interes te veçante z. Lubonja dhe vleresoj analizat dhe qendrimet e tij te paanshme e shume objektive. Meriton respektin tone. Ndersa kete shkrim do ta vleresoja nder me te miret e tij ! Rita Gjeneve

  18. Nuk u drejtohem lakejve, as prostitutave te tana niveleve,as kodosheve brekevarur e as tradhetareve:
    I drejtohem popullit tim .
    Per cfare jetoni? Qe te zvarriteni pas vargojve ,qe te duartrokitni qe t,ju begenisin, qe te mbushni sheshet nga premtimet e te lidhurve me njemije fije me interesa te brendshme e te jashtme e te perfitojne nga ju!
    Ne nje vend ku sundojne njerezit me pa dinjitet te ketij kombi,me rrenje tejet kriminale ,qe kurr nuk ishin perfaqesuesit e frymes e shpirtit tuaj ,ku vec demokraci nuk ka , pse duhet te paraqitemi para botes me protesta si shetitje ditesh vere? Si mundet qe nje popull ne proteste i thencin te mos e degjojme zerin e qytetarit te revoltuar. Kur vendin tone e perdorin si prostitute se ashtu eshte stili jetes qe bejne,kur keta zagare na lane pa mjete jetese, pa te ardhme ne ti
    pergjigjemi me alla protesta duke luajtur me sakrificen e te pamundurve e atyre qe lene gjithcka e mbushin protesten me shpresen se dicka do te levize ? Tani eshte fundi : o te iki zagari me kodoshet e kuckat ,o vdekje per liri !
    Europa na mat me kutin e saj kur ne Shqiperi ka vec vemje demokracie !
    Eshte koha qe bijte me te dvotshemt, t,i dalin zot ketij vendi te bekuar nga Zoti e te perdhosur nga te nga te huajt e pjesa ma e neveritshme te veteve. Jo me ! Tregoj botes identitetin tend Shqipetar ! Mos shko me pas askujt por nese e doni vendin pa kushte delni zot te bashkuar ,pa
    vemje me vedi ,pa kodoshe e horica,pa servila e te lidhur me lloj lloj agjentash vec per Shqiperine jo !

  19. Nuk u drejtohem lakejve, as prostitutave te tana niveleve,as kodosheve brekevarur e as tradhetareve:
    I drejtohem popullit tim .
    Per cfare jetoni? Qe te zvarriteni pas vargojve ,qe te duartrokitni qe t,ju begenisin, qe te mbushni sheshet nga premtimet e te lidhurve me njemije fije me interesa te brendshme e te jashtme e te perfitojne nga ju!
    Ne nje vend ku sundojne njerezit me pa dinjitet te ketij kombi,me rrenje tejet kriminale ,qe kurr nuk ishin perfaqesuesit e frymes e shpirtit tuaj ,ku vec demokraci nuk ka , pse duhet te paraqitemi para botes me protesta si shetitje ditesh vere? Si mundet qe nje popull ne proteste i thencin te mos e degjojme zerin e qytetarit te revoltuar. Kur vendin tone e perdorin si prostitute se ashtu eshte stili jetes qe bejne,kur keta zagare na lane pa mjete jetese, pa te ardhme ne ti
    pergjigjemi me alla protesta duke luajtur me sakrificen e te pamundurve e atyre qe lene gjithcka e mbushin protesten me shpresen se dicka do te levize ? Tani eshte fundi : o te iki zagari me kodoshet e kuckat ,o vdekje per liri !
    Europa na mat me kutin e saj kur ne Shqiperi ka vec vemje demokracie !
    Eshte koha qe bijte me te dvotshemt, t,i dalin zot ketij vendi te bekuar nga Zoti e te perdhosur nga te nga te huajt e pjesa ma e neveritshme te veteve. Jo me ! Tregoj botes identitetin tend Shqipetar ! Mos shko me pas askujt por nese e doni vendin pa kushte delni zot te bashkuar ,pa
    vemje me vedi ,pa kodoshe e horica,pa servila e te lidhur me lloj lloj agjentash vec per Shqiperine jo !

  20. Ka dhe burra patriote; por tozi nuk do ti permende! Ishte Mberti Zog qe enxorri Shqiperine nga erresira dhe e beri te njohur ne gjithe boten, dhe ambasadori i tije ne Amerike ishte Konica; por pjellat e diktatures nuk e thone sepse ndjehen te dhjere para patriotizmit te tije !!! Siç eshte ne gjenezen e tyre tradhetia nuk mund te pranojne patriotin! Mos harro o tozi qe Shqiperia ne historine e saje te vuajtur nuk ka njohur kohe me te begate se ne kohen e Zogut, e rrespektin me te madh ne bote! Pasaporta e mbreterise ishte e vlefsheme ne te gjithe boten, e shqiptaret mund te shkonin ku te donin!!! E kjo, o tozi ne me pak se dhjete vjet mbreteri,! Jo si klasa e ndyre politike qe eshte sot vetem per te shkaterruar e vjedhur e ti, e soji yt anal-iste qe nuk jipni asnje zgjidhje krizes, por mer shkas Konicen per te justifikuar bastardet, se kjo toke nuk mund te pjelle burra te ditur e patriote! Problemi eshte se fara tradhetare e mbjellur nga armiqte e Shqiperise nuk i len te ngrihen, i mbyt qe ne lindje! Nje nga ata vrases je edhe ti! Tung!!!

  21. A jeni një burrë biznesi apo një grua? Keni nevojë për fonde për të filluar biznesin tuaj? Keni nevojë për kredi për të shlyer borxhin tuaj ose për të paguar faturat ose për të filluar një biznes të këndshëm? Keni nevojë për fonde për të financuar projektin tuaj? Ne Ofrojmë shërbime të garantuara kredie për çdo sasi dhe për çdo pjesë të botës për (individë, kompani, sekserë dhe organe të korporatave) me një normë super interesi prej 2%. Numri WhatsApp: +12174870925

  22. A jeni një burrë biznesi apo një grua? Keni nevojë për fonde për të filluar biznesin tuaj? Keni nevojë për kredi për të shlyer borxhin tuaj ose për të paguar faturat ose për të filluar një biznes të këndshëm? Keni nevojë për fonde për të financuar projektin tuaj? Ne Ofrojmë shërbime të garantuara kredie për çdo sasi dhe për çdo pjesë të botës për ([email protected]) me normën tonë të interesit super prej 2%. Numri WhatsApp: +12174870925

  23. Bevindt u zich in een financiële crisis, op zoek naar geld om een eigen bedrijf te starten of om uw rekeningen te betalen?
    Ik heb de mijne van Mike Fisher. Mijn blanco pinautomaat kan dagelijks $ 2.000 opnemen. Ik heb het vorige week van haar gekregen en nu heb ik $ 14.000 gratis. De lege geldautomaat neemt geld op van geldautomaten en er staat geen naam op, het is niet traceerbaar en nu heb ik geld voor zaken en genoeg geld voor mij en mijn gezin om van te leven.

    ONTVANG UW LEGE ATM-KREDIETKAART VOOR BETAALBARE PRIJS
    * Ze verkopen deze kaarten aan alle klanten en geïnteresseerde kopers wereldwijd, de kaart heeft een dagelijkse opnamelimiet van $ 2000 tot $ 5000 en een bestedingslimiet tot $ 50.000 in winkels en onbeperkt op POS. *

    * e-mail: [email protected]
    * Je kunt ons ook bellen of WhatsApp. Neem vandaag nog contact met ons op voor meer informatie
    +1 (301) 329-5298

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu