• |
ide | kryesore

Kylie tregon për zgjedhjen e emrit të vajzës

Paparazzi, Slider



Të qenit një nënë është bërë tashmë “aktiviteti” i preferuar i Kylie Jenner. Ajo e shfaq dhe në postimet e saj dashurinë për të bijën, por së fundmi na ka treguar një detaj që gjithnjë ka pasur interes.

Stormie… pse zgjodhi këtë emër për të?

“E ndieja gjithë kohën. Më duket sikur e zgjodhi vetë emrin e saj. Pak a shumë, doja dhe kërkoja emra, dhe pashë Storm dhe më pëlqeu vërtetë. Por doja që ajo të kishte në fund një “ie” si unë, Kylie dhe Stormie. Pra kështu ndodhi në fillim, dhe pastaj e thërrisja Stormie kur isha shtatzënë dhe i flisja. Dhe gjithnjë ndihesha mirë. Kisha dhe një emër që më pëlqente- në fakt kisha 2 emra të tjerë që sinqerisht më pëlqenin më shumë se Stormi, por kur ajo lindi m’u duk sikur e zgjodhi vetë emrin e saj. Dhe thjesht nuk imagjinoja dot asnjë emër tjetër përveç Stormie.”- ka treguar ajo në një live të bërë në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *