• |
ide | kryesore

Ndryshon lista e kombëtares: fatkeqësia e të tjerëve i sjell Trashit grumbullimin e parë kuqezi

Sport



Pas vendosi të përjashtojë nga lista Thomas Strakoshën për vonësen e shkaktuar nga humbja e avionit, gjithcka po shkon kundër Christian Panuccit, që po goditet edhe nga dëmtimet. Andi Lilaj është dëmtuar në seancën e fundit stërvitore, por nga qendra e grumbullimit është larguar edhe Egzon Binaku, gjithashtu i dëmtuar. Në vend të tyre tekniku italian ka thirrur Lorenc Trashin e Partizanit dhe ish-lojtarin e të kuqve Ylber Ramadanin, tashmë me Vejle në Danimarkë.

Pasi u akuzua për mungesë të vëmendjes ndaj Superiores, me vetëm Alban Hoxhën në listën e të përzgjedhurve nga kampionati kombëtar, të paktën tashmë Panucci mund të bëjë gjumin e qetë, për grumbullimin e parë të Trashit, protagonist absolut me të kuqtë, në sezonin që mund ti kthejë titullin kampion pas 26 vjetësh. Me Telushin të dëmtuar, zgjedhja e teknikut italian ka rënë mbi Trashin, ndërkohë që Ramadani është një që e njeh ambjentin.

Surprizë në fakt, emrat e preferuar nga italiani për të zëvendësuar Lilën e Binakun, sepse më parë ishin përmendur të kishin një ftesë për ndeshjet eleminatore të Euro 2020 kundër Turqisë e Andorrës Bare e Dermaku.

Duhet të vendosë edhe kapitenin Panucci, sepse me Mavrajn e Lilaj (kapiteni e zëvendëskapiteni) jashtë e me Strakoshën të dënuar, me shumë mundësi shiriti do të kalojë në krahun e Elseid Hysaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *