• |
ide | kryesore

Koulibaly prioriteti i merkatos për Zidane: vjen edhe përgjigja e Ancelotti…

Sport



Merkato është gjithnjë në qendër të vëmendjes, edhe kur nuk janë hapur dritaret për ta bërë. E me Real Madrid në kërkim të një revolucioni total, pas ardhjes në pankinë të Zinedine Zidane, objektivat gjithcka mund të ndodhë. Vetëm se francezi ka zgjedhur prioritetin e tij për verën e ardhshme, sipas asaj që bën të ditur Corriere dello Sport, që ka provuar të paraprijë lëvizjet e merkatos së Napolit.

Mbi Kalidou Koulibaly është interesuar seriozisht Real Madrid. Kontrata e mbrojtësit senegalez me Napolin përfundon më 2023-in dhe nuk është e pranishme klauzola e zgjidhjes së kontratës. Aurelio De Laurentis, në të kaluarën, kishte refuzuar ofertën për më shumë se sa 100 milion euro për mbrojtësin e fortë. Zidane i ka kërkuar Real Madridit të forcojë skuadrën dhe i ka kërkuar Florentino Perez ti sjellë në skuadër senegalezin.

Vetëm se ka një problem: Carlo Ancelotti, mbi të gjitha, ka qenë kategorik: “Koulibaly nuk preket”. Trajneri ka mbyllur çdo diskutim të tillë dhe një transferim të mundshëm të tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *