• |
ide | kryesore

Përse Prianka Choprës i ka ngelur hatri me Meghan Markle

Paparazzi, Slider



Prej kohësh po flitet se Meghan Markle dhe Priyanka Chopra nuk janë më shoqe bashkë. Një burim tashmë sqaron se, e gjitha nisi pas Dukesha nuk shkoi në dasmën e aktores së njohur me Nick Jonas, në dhjetor të 2018-s.

“Priyanka u shkatërrua. Miqësia e tyre ka marrë fund, vetëm nëse Meghan i kërkon falje. Priyanka është një yll ndërkombëtar me shumë ndjekës në mediat sociale. Ajo është ndoshta më e famshme se Meghan. Ajo ndjehet sikur Meghan nuk e respektoi atë dhe miqësinë e tyre”, tha një burim i afërt me aktoren.

Ndërsa një tjetër burim tregoi për “E!News” se, në fakt ato të dyja janë akoma shoqe dhe flasin gjithë kohës bashkë.

Por nga ana tjetër Priyanka mungoi te “baby shower”-i i organizuar për Meghan, pavarësisht se ndodhej në Nju-Jork.

Epo nuk është pak që shoqja e ngushtë të mungojë te dita më e rëndësishme!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *