• |
ide | kryesore

“Turqia nuk ka Messi e as Ronaldo”: Veseli e Ismaili i kujtojnë edhe Francës humbjen me kuqezinjtë

F1, Sport



Shqipëria është gati të sfidojë grupin H eleminator të Euro 2020, duke mos iu trembur emrit të asnjë kundërshtari. Natyrisht ndeshja debutuese kundër Turqisë të premten në Loro Borici do të jetë shumë e rëndësishme, por në ambjentin kuqezi mbizotëron besimi në shanset kualifikim, madje duke mos patur frikë as Francën.

Frederik Veseli ka kujtuar precedentët e mëparshëm, duke i paralajmëruar të gjithë: “Për mënyrën si i përgatisim këto ndeshje, jemi shumë të përqëndruar – vlerësoi Veseli -. Besoj se ka mundësi dhe se asgjë nuk është e pamundur. Shqipëria e ka mundur Francën dhe Turqinë. Islanda ka marrë pjesë në Botëror dhe Europian dhe e dimë forcën. Duhet të bëjmë diçka më shumë për ta kaluar grupin dhe i kemi mundësitë. Shpresoj se do ta arrijmë me shpirtin e grupit.”

Në të njëjtën linjë është edhe qendërmbrojtësi Ismaili: “Kemi shumë shanse të kualifikohemi. Franca është ekip i mirë. Kemi mundësi të mëdha të dalim të dytët.

Turqia është një skuadër me kualitet dhe rezultati në ndeshjen e parë, duke patur parasysh edhe faktin që më pas luajmë kundër Andorrës, është shumë i rëndësishëm. Në analizën e dy mbrojtësve turqit kanë pikat e tyre të dobëta, ku nëse shfrytëzohen si duhet, do të sjellin rezultatin e shpresuar.

“Ka sulm të mirë të fortë, por jo diçka të jashtëzakonshme. Duhet ta respektojmë, por jo të kemi frikë. Edhe ne kemi sulm të mirë. Nuk janë Mesi ose Ronaldo” deklaroi Veseli.

Asgjë në lidhje me formacionin e mundshëm apo modulin e lojës që Shqipëria do të përdorë në ndeshjen e parë të kaulifikueseve nuk është bërë e ditur. Tekniku Christian Panucci ka preferuar të mbajë gjithcka të fshehur, duke tentuar të përdorë befasinë, edhe pse impresioni është se shkohet drejt 4-5-1 fitues kundër Uellsit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *