• |
ide | kryesore

Solskjaer firmos për 3 vjet me Manchester United: “Është puna që ëndërroja”

Sport



Ole Gunnar Solskjaer do të vazhdojë të jetë trajneri i Manchester United. Norvegjezi, që mbërriti në Old Trafford pas shkarkimit të Josè Mourinho në 19 dhjetor, është konfirmuar në detyrë dhe ka firmosur një kontratë tre vjecare. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë Djajtë e Kuq në një komunikatë në faqen e tyre zyrtare. Tekniku është vlerësuar për rezultatet e tij të shkëlqyera që kur mori drejtimin e skuadrës: 14 fitore në 19 ndeshje. United është aktualisht në vendin e pestë të Premier League, në garë për kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm, ndërsa do të luajë kundër Barcellona në cerekfinalet e turneut, pas përmbysjes në 1/8 kundër Psg.

Solskjaer mori një skuadër pa besim dhe në krizë rezultatesh dhe me të në pankinë gjërat ndryshuan krejtësisht. Pika më e lartë në këtë moment të sezonit është natyrisht 3-1 në transfertë përballë Psg që kualifikoi United në cerekfinalet e Champions. Pa përmendur këtu, rikuperimin e lojtarëve si Paul Pogba, që ishte i demoralizuar me Mourinho apo edhe Martial.

Tani për norvegjezin ka ardhur rinovimi i kontratës për tre vjet të tjerë, deri në qershor 2022: “Është puna që kam ëndërruar gjithnjë të bëj. Nga dita e parë që kam ardhur këtu jam ndjerë në shtëpi. Është një nder i vërtetë të udhëheq këtë klub”, u shpreh tekniku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *