• |
ide | kryesore

Gigi Hadid nuk i duron më komentet negative

Paparazzi, Slider



Gigi Hadid i plotësoi dëshirën një familjeje duke pranuar të bëjë foto me të në një vend bregdetar, ku po xhironte një set fotosh.

Por modelja u inatos keq fare kur pa se të njëjtat foto ishin përdorur nga ata për t’u tallur në Twitter.

Pavarësisht se kishte ndenjur 12 orë në diell dhe kishte pozuar me një paruke, Gigi kishte pranuar të bënte foto me ta. Por personat u tallën me pamjen e saj në rrjetin social dhe kjo nuk mund të tolerohej nga modelja.

“Jam e zhgënjyer që ka njerëz si ty që funksionojnë në një nivel inteligjence që nuk shikojnë eksperiencën e këndshme që unë pata me familjen tënde, por e kthen në një eksperiencë negative. Mesazhet e tua nuk më bëjnë mua vajzë të shëmtuar, por të bëjnë ty”, ka shkruar modelja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *