• |
ide | kryesore

Adele me një pasuri të madhe, babai i saj në mjerim

Paparazzi, Slider



Mark Evans, babai i artistes së famshme Adele, punon si shofer duke fituar jo më shumë se 50 apo 100 paund në ditë, ndërkohë që me vajzën e tij nuk flet më prej vitesh.

Sipas asaj që bën me dije “The Sun”. 55 vjeçari jeton në Cardiff, ku jeton në një shtëpi me qera dhe punon si shofer shpërndarje, ndërkohë që vajza e tij është shpallur së fundmi , personazhi më i pasur nën 30 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar.

Marrëdhënia mes Mark dhe këngëtares nuk ka qenë asnjëherë e mirë, kjo pasi ai e braktisi familjen e tij kur Adele ishte shumë e vogël dhe për vite të tëra luftoi me alkoolizmin, duke mos qenë asnjëherë afër vajzës teksa ajo rritej. Sipas tij arsyeja pse ai doli nga jeta e njerëzve të dashur, ishte pasi nuk donte ta shihnin në gjendjen që ishte, të gjithë kohën i dehur dhe duke shkaktuar probleme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *