• |
ide | kryesore

Kandidati i PD kërkon të futet në Parlament, dorëzon formularin e dekriminalizimit

Lajme, Të fundit



Dorëzon formularin e dekriminalizimit në KQZ një tjetër kandidat i listave të PD.

Halil Jakimi, i cili është kandidat për deputet në listën e PD në qarkun Dibër, ka dorëzuar sot në KQZ formularin dekriminalizimit, duke kërkuar kështu t’i bashkohet deputetëve të rinj të Kuvendit, të cilët gjetën hapësirë pas djegies së mandateve të opozitës.

Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e LSI: Ylli SHehu, Enver Rroshi , Aurora Mara, Edmond Rrushi, Elda Hoti, Edlira Hyseni, Ediola Braha, Ralf Gjoni, Nimet Musaj, Enada Kapllani, Ambra Borova ( pritet të betohet seancën e ardhshme).

Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e PD: Majlinda Halilaj, Alban Zeneli, Ligoraq Karamelo, Lefter Maliqi, Adriatik Alimadhi, Arben Elezi.

 

 



2 Comments

  1. Mire rama na qenka fajtor sipas PD-se se po blen kandidatet ne lista te partive kundershtare, po ky Basha a ka ndonje faj qe ka vene kandidate te shitshem?

  2. Doli edhe nje Hamza Kastriot tjeter qe po blihet nga turqit” e mazhorances. Por prap,,,, Skenderbeu do i shporre keta zuzare>

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *