• |
ide | kryesore

Rita Ora: Krenare për vendlindjen,por me fat që lëviza

Paparazzi, Slider



Në një intervistë të gjatë për “The Telegraph”, Rita Ora ka rrëfyer si u largua nga Kosova bashkë me familjen e saj për të shpëtuar nga lufta.
” Unë jam një kosovare krenare dhe një Ambasadore nderi për vendin tim. Unë linda atje në vitin 1990, por kur isha vetëm 1 vjeç prindërit ndërmorën vendimin e vështirë për të braktisur atdheun tonë si pasojë e luftës që filloi kur ish-Jugosllavia u pushtua.- tregon Rita.
“Jam shumë mirënjohëse që jam në pozitën që jam tani dhe që kam pasur mundësinë që të rritem në një ambient të sigurt, e rrethuar nga familja ime. Është një luks që shumë persona në botë nuk e kanë dhe gjithnjë prindërit e mi më kanë mësuar që kurrë të mos harroj rrënjët e mia, ato më kanë bërë atë që jam sot. Kosova gjithnjë do të jetë një pjesë e imja!”-ka shtuar ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *