• |
ide | kryesore

Persona të maskuar dhe të armatosur vjedhin një banesë në Fushë-Krujë

Lajme, Të fundit



Një banesë në Fushë-Krujë është vjedhur ditën e sotme nga disa persona të maskuar dhe të armatosur.

Grabitësit kanë vjedhur një shumë parash në shtëpinë e shtetasit Isuf Çela, i cili ka dhe një biznes ku riparon pajisjet elektroshtëpiake.

Kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen “S.M.T”, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e saj.

Nuk dihet ende sasia e parave të vjedhura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *