• |
ide | kryesore

Revista “In Touch” botoi thashethemin që elektrizoi shoqërinë e lartë britanike: William ka tradhëtuar Kate!

Paparazzi, Slider



Revista “In Touch” është media e parë që guxon të botojë disa thashetheme vërtet të bujshme që kanë elektrizuar shoqërinë e lartë britanike për pothuajse një vit.

Sipas saj, Princi William mund të ketë pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me fqinjën e tij aristokrate, Rose Hanbury, e njohur edhe si markezë e Cholmondeley, ndërsa gruaja e tij ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë.

“In Touch” citon një burim sekret kur thotë se pas dëgjimit të thashethemeve, Kate “u përball menjëherë me William”, i cili “vetëm qeshi duke thënë se nuk kishte asgjë të vërtetë”.

Revista pohon se pavarësisht mohimeve të William-it, Kate e urdhëroi atë që të mos shoqërohej më me familjen Cholmondeley.

“Ata duken si një çift i përkryer që nuk mund të bëjë asgjë të gabuar. Por realiteti është se shumica e çifteve kanë probleme dhe William dhe Kate nuk janë ndryshe”, citon burimi.

Më tutje thuhet se nuk ka asnjë dyshim që çifti s’do të ndahet, por skandali “ka tronditur pallatin mbretëror dhe martesën e tyre”.

Deri tani janë bërë disa postime të vogla për këtë çështje dhe madje një shkrimtar i spikatur i stafit të gazetës “The Times of London”, Giles Coren, publikoi diçka në Twitter,  të cilën ai e fshiu me shpejtësi.

Avokatët tashmë kanë nisur të bëjnë paralajmërime dhe kërcënime për pasoja ligjore pas publikimit të detajeve të thashethemeve, të cilat janë përhapur si zjarri pasi Cholmondeley është një nga familjet më të mëdha aristokrate në Britani.

Burri i Rose, Markezi i Cholmondeley, njihet ndryshe si regjisori dhe aktori David Rocksavage. Ai është dy dekada më i vjetër se bashkëshortja e tij, një ish-modele dhe të dy kanë 3 fëmijë.

Kjo histori ka nisur menjëherë të krahasohet me atë të Princit Charles i cili pati një lidhje me Camilla Parker Bowles ndërkohë që ishte i martuar me Diana-n.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *