• |
ide | kryesore

Bebe Rexha pranon sëmundjen që e ka prej vitesh (FOTO)

F1, Paparazzi, Slider



Bebe Rexha, njihet për komunikimin e drejtpërdrejtë që ka me fansat e saj, kryesisht nëpërmjet rrjeteve sociale. Shpesh herë ajo ndan me ndjekësit mendimet dhe problemet që e shqetësojnë, gjë që e ka bërë dhe këtë herë, ku ka rrëfyer se vuan nga një çrregullim mendor.

Fillimisht në Twitter dhe më pas në Instagram, artistja ka treguar se prej kohësh vuante dhe ndihej e sëmurë dhe së fundmi është diagnostikaur si bipolare. Gjithashtu ajo ka premtuar se për gjendjen e saj do të flasë nëpërmjet krijimeve dhe muzikës. “Për një kohë të gjatë, nuk e kuptoja pse ndihesha kaq e sëmurë. Pse ndihesha kaq e pafuqishme që të dilja nga shtëpia dhe të isha e rrethaur nga njerëz dhe pse ndjeja shumë energji që nuk më linin të flija, nuk më lejonin që të punoja dhe të krijoja. Tani e di përse. Unë jam bipolare dhe nuk kam turp ta them. Kjo është e gjitha (Jam duke qarë tani). Albumi i rradhës do të jetë i preferuari im pasi nuk do të mbaj më asgjë të fshehtë. Ju dua shumë të gjithëve. Shpresoj që të më pranoni kështu si jam. Nuk dua të ndiheni keq për mua. Dua thjesht të më pranoni. Kaq ishte. Ju dua”- shkruan Bebe në postimet e saj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *