• |
ide | kryesore

FOTO/ Do vinin në Shqipëri, kapen 252 ora false në doganën gjermane

Lajme, Të fundit



252 orë dore të falsifikuara, me destinacion Shqipërinë, janë konfiskuar nga zyrtarë doganorë të Aeroportit të Frankfurtit në Gjermani.

Veç orëve, u gjetën gjithashtu edhe 148 çanta kartoni me mbishkrime të falsifikuara të markave të njohura, mes të cilave edhe markën e njohur “Michael Kors”.

Vlera e origjinaleve arrin në rreth 60,500 euro. Ngarkesa kishte ardhur nga Hong Kong-u, ndërsa kishte si destinacion Shqipërinë.

Sipas mediave gjermane, bllokimi i orëve është kryer me 26 mars, por informacioni është shpërndarë në publik një ditë më parë.

Plagiate

oret



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *