• |
ide | kryesore

Turpin, arbitri i Juventus-Ajax narkotrafikant…rastësisht

Sport



Në futboll thuhet se fajtori është sidoqoftë arbitri. Ka fërshëllyer një penallti, ose ka vlerësuar një gol të dyshimtë, në fund, fajin e merr përsipër gjithnjë drejtuesi i ndeshjes. Askush nuk e mendonte në fakt se për ndonjë faj tjetër, që nuk ka lidhje me sportin, një arbitër mund të përfundonte në faqet e kronikës së zezë për një histori… narkotrafiku. Bëhet fjalë për arbitrin francez Clément Turpin, ai i Juventus-Ajax, që ka pësuar një vjedhje identiteti e përmes L’Équipe i sigurin të gjithë se nuk ka të bëjë fare me cështjen.

Ndoshta për punë loje, ose se arbitri i kishte shkaktuar ndonjë padrejtësi skuadrë së tyre të zemrës, por një bandë narkotrafikantësh, ka vendosur një makinë në emër të arbitrit që nuk kishte dijeni për këtë. Një makinë që kriminelët e përdornin për të kaluar vazhdimisht kufirin mes Francës e Belgjikës, duke transportuar ngarkesa droge. Nga hetimet e policisë zbulohet, mes të tjerave, se grupi i keqbërësve nuk limitohej vetëm të transportonte e të shiste substanca të ndaluara, por kultivonin edhe sasi të mëdha marijuane. U gjetën madje edhe kallashnikov e tre pistola; një milion euro në kartmonesha dhe 600.000 euro materiale me vlerë.

Turpin deklaroi: “Nuk jetoj në Noisy-le-Sec, nuk kam apartamente apo kështjella, nuk kam të bëj fare me këtë rast. Ajo që më shqetëson në këtë rast, është ajo që them shpesh, arbitrimi është një profesion shumë i rrezikshëm“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *