• |
ide | kryesore

Nuk ka më vend në Napoli për Hysaj: shqiptari bashkë me Mertens e Mario Rui largimet e para

F1, Sport



«Do të provojmë të bëjmë më mirë vitin e ardhshëm». Carlo Ancelotti nuk mund të bëjë gjë tjetër vecse të ndryshojë faqe. Me përjashtim të rikthimit në Champions, nuk ka fituar as Kupën e Italisë e as Europa League që e kishte fiksuar si objektiv. Ka shkuar madje më keq, me përfaqësime zhgënjyese si në cerekfinale në San Siro kundër Milan, ashtu edhe në ndeshjet me Arsenal.

Napoli duhet të rifillojë nga e para: merkato varet edhe nga shitjet. De Laurentiis do të ngrejë një mur vetëm për Koulibaly. Ka refuzuar ndërkohë 105 milionëve të Manchester United verën e kaluar dhe kërkon të bëjë të njëjtën gjë edhe me sulmet e tjera. I takon Ancelotti tani të marrë situatën në dorë e të vendosë kë të shpëtojë nga kjo skuadër.

Nuk kishte nevojë të eleminohej nga Arsenal për të kuptuar se kush do të largohet. Kështu ka thënë Ancelotti, duke treguar siguri, edhe në rast të lamtumirave të Allan, Insigne opo të ndonjë lojtari tjetër të rënmdësishëm. Në moshën 32 vjecare Mertens e Callejon duket se i kanë dhënë cdo gjë këtij Napoli dhe e kanë mbyllur ciklin. Mertens nuk i pëlqen roli i zëvendësuesit: në këtë pikë edhe ai është një nga ata që nuk hyn në planet taktike të Ancelotti. Sigurisht në mbrojtje është e qartë se Elseid Hysaj e Mario Rui nuk bëjnë pjesë në projektin e së ardhmes.

Mbrojtësi shqiptar e kishte kuptuar se nuk ishte në preferencat e Ancelotti, por situata tani është bërë e padurueshme. Talljet në rrjetet sociale për shkodranin, sidomos pas humbjes në Londër e kanë bërë edhe vetë menaxherin e lojtarit Giuffredi të shohë me prioritet largimin e Hysaj nga Napoli, por duhet thënë tashmë se gjërat kanë ndryshuar dhe as Chelsea e as Inter nuk janë më të interesuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *