• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Zbulohet kush është grabitësi tjetër i maskuar në pistën e Rinasit

Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga operacioni i policisë për arrestimin e garbitësve të parave në pistën e aeroportit të Rinasit. Oltian Veseli, njëri prej 4 të arrestuarve për këtë ngjarje mësohet se ka jetuar për disa kohë në Jemen, Afganistan ku ka luftuar në krah të muxhahedinëve.

Ai është arrestuar nga forcat amerikane në vitin 2006 dhe më pas është kthyer në Shqipëri. Për këtë shkak ai njihej edhe me nofkën “imami”. Vëllai i Oltian Veselit, Ermal Veseli ka një piceri në Krujë.

Të arrestuarit e tjerë janë Alkond Bengasi 34 vjeç, Renaldo Sula, 25 vjeç Saimir Çela, 28 vjeç, të tre banues në Elbasan. Dy nga të arrestuarit kishin në pronësi servisin që gjendet në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, atje ku dyshohet se u modifikua dhe makina me logon “Hetimi Tatimor”. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Me pak fjale, vjedhje nga pantallonashkurterit e xhamive..Po nuk e kishin per harram keta, apo mjafton qe mbuluarn surratin me corape edhe..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *