• |
ide | kryesore

Masakra e Kralanit, Haradinaj: Nuk ndalemi në kërkim të drejtësisë

Planet



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me familjarët e 86 të vrarëve dhe të zhdukurve në masakrën e Kralanit të 4 prillit të vitit 1999. Pjesë e takimit ishte edhe përfaqësuesja e shoqatës jofitimprurëse “Familja dhe Shpresa”, Zana Bytyqi, e cila i ka komunikuar Haradinajt kërkesën që Gjykata Speciale të vërë drejtësi duke ndëshkuar subjektet serbe që kanë kryer krime ndaj civilëve të pafajshëm në Kosovë.

Haradinaj u dha familjarëve të martirëve zotimin se institucionet shtetërore do të angazhohen për të shpënë udhëheqësit dhe ekzekutorët e masakrës së Kralanit para organeve të drejtësisë. Në të njëjtën kohë, numri një i ekzekutivit të Kosovës bëri me dije se autoritetet përkatëse po punojnë intensivisht në avancimin e statusit ligjor të kategorisë së familjeve të pagjeturve dhe të martirëve, që do të klasifikohen përkrah të gjithë shqiptarëve të Kosovës që dhanë jetën për lirinë e vendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *