• |
ide | kryesore

Video / Spektakël i Ronaldo dhe Nainggolan, mbyllet 1-1 derbi i Italisë

Sport



Inter-Juventus ka përfunduar me barazim 1-1 në kuadër të javës së 34-ët të Serie A. Zikaltrit e Spalletti-t luajtën një pjesë të parë shumë të mirë duke gjetur golin e avatanzhit që në minutën e 7′ me një të djathtë të bukur të Nainggolan që befason Szczesny. Ky ishte i vetmi moment i keq për portierin polak që rifiton pozitat duke shpëtuar kuadratin bardhezi ndaj goditjeve të Icardi dhe De Vrij. Ndërsa në pjesën e dytë, Juventus shfaqet më agresiv dhe gjen baraizmin me të zakonshmin Cristiano Ronaldo. Ylli portugez shënon një supergol në minutën e 62′ duke vulosur dhe krejt takimin.  Inter doli me vetëm një pikë nga kjo supersfidë, gjithsesi shumë e vlefshme në kuadër të kualifikimit për Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Aktualisht zikaltrit numërojnë 62 pikë në vendin e tretë të Serie A, katër më shumë se Roma ndjekëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *