• |
ide | kryesore

Hana Cross, një kopje e Victoria Beckham (FOTO)

Paparazzi, Slider



Brooklyn Beckham prej kohësh ka nisur një histori dashurie me modelen e njohur Hana Cross.

Për këtë lidhje, Brooklyn ka marrë edhe konfirmimin e familjes së tij, mbi të gjitha të nënës, Victoria Beckham. Stilistja e famshme ka treguar shpesh se Hana është e dashura perfekte për djalin e saj. Në fakt kjo është meritë e vetë modeles, sepse ajo ka ditur si t’ja fitojë zemrën Victorias, duke qenë se shumë shpejt arriti t’i përshtatej stilit të saj të veçantë. Me flokët e saj gështenjë, ‘make up-in’ e thjeshtë, dashurinë për kostumet e bardhë dhe qëndrimin që mban në foto, Hana ka treguar se është një kopje e Victoria Beckham. Në evente të ndryshme kemi vënë re se Hana ka bërë të njëjtën zgjedhje si nëna e Brooklyn dhe ajo ka zbuluar se merr shpeshherë këshilla prej saj, përsa i përket stilit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *