• |
ide | kryesore

Madonna dha performancën e parë televizive të këngës së saj të re “Medellin”

Paparazzi, Slider



Me këngëtarin kolumbian Maluma në krah, Mbretëresha e Popit, Madonna bekoi Billboard Music Awards 2019, duke u dhënë atyre performancën e parë televizive të këngës së saj të re “Medellin”.
Ndonëse Madonna nuk ishte nominuar në Billboard Music Awards gjatë këtij viti, ajo ka marrë pesë trofe nga ceremonitë e mëparshme.
Më parë është raportuar se performanca është kaq e rëndësishme për këngëtaren, saqë ajo e ka paguar vetë koston pa asnjë ndihmë financiare nga drejtuesit e show-it. Mendohet se 5-minutëshi në skenën e Billboard ka kushtuar rreth 5 milionë dollarë. Ia ka vlejtur, pasi performanca, ishte ndër më të rrallat deri tani dhe të tillë e bëte padyshim përdorimi i hologramit. Madonna e vërtetoi edhe një herë se e mban me të drejtë titullin Mbretëresha e Popit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *