• |
ide | kryesore

Justin Bieber për Eminem: Nuk e kupton brezin e ri

Paparazzi, Slider



Vetëm se Justin Bieber po bën një pauzë nga muzika nuk do të thotë se nuk e ka vëmendjen tek ajo. Së fundmi Bieber ka ndezur debatet në rrjet pas deklaratës që ka dhënë ndaj reperit të njohur Eminem.

Justin postoi në ‘Instastory’ një screenshoot të këngës “The Ringer”, nga albumi i Eminem. Në këtë këngë, Eminem flet për reperët e rinj si Lil Yachty, Lil Pump dhe Lil Xan.

Në “story-n” e publikuar, Bieber sqaroi se i pëlqente muzika e reperit, por shtoi se ai nuk mund ta kuptojë brezin e ri të këtij zhanri të muzikës.

“Më pëlqen muzika e Em’ por nuk më pëlqen që ai po u bën diss reperëve të rinj. Mua më pëlqen brezi i ri i repit, ai thjesht nuk i kupton.” shkruan Justin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *