• |
ide | kryesore

Kosova e vendosur për taksën: S’kemi për t’u nënshtruar ndaj Serbisë dhe Vuçiç

Lajme, Të fundit



Krerët më të lartë të shtetit të Kosovës e kanë cilësuar njëzëri si tejet konstruktiv samitin e 29 prillit në Berlin.

Pas një takimi të thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli, kreu i shtetit Hashim Thaçi, ai i ekzekutivit Ramush Haradinaj dhe ekipi negociator që do të piketojë dialogun me Serbinë, thanë se tryezat e përbashkëta do e ndihmojnë normalizimin e raporteve mes fqinjëve.

Kreu i shtetit dhe ai i ekzekutivit i shmangën deklaratat për mediet, ndërsa Veseli bëri të ditura disa nga temat e diskutuara, mes tyre edhe qëndrimin e vet për çështjen e shumë debatuar të taksës maksimaliste ndaj Serbisë.

Veseli: Dialogu Kosovë-Serbi dhe përmirësimi i raporteve antagoniste mes dy shteteve ballkanike u trajtuan të mërkurën edhe nga kryeministri Haradinaj në një intervistë për gazetën gjermane “Di Velt”.

Ai përsëriti vendosmërinë e tij për ta mbajtur taksën në fuqi, ndërsa kritikoi të ngarkuarën e BE-së për politikat e jashtme, Federica Mogherini, që e ka zhvendosur axhendën e dialogut dypalësh nga njohjet respektive tek ndryshimi i kufijve.

Të mërkurën, optimizmi i Prishtinës për një pajtim të mundshëm mes palëve ndeshi në mosbesimin e Beogradit.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, komentoi idenë e tij për ripërcaktimin e kufijve territorialë mes dy vendeve, por shprehu keqardhje se mungesa e kompromisit edhe në samitin e Berlinit, do i kushtojë shtrenjtë Serbisë në dy ose tri dekadat e ardhshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *